U nda nga jeta ish-ushtari i UÇK-së

0

Një ish-ushtar i UÇK_së nga zona e Dukagjinit ka ndërruar jetë. Ai është ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Nasuf Mjekiqi.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryeministri në largim Ramush Haradinaj. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kontributi i tij për lirinë e atdheut nuk do të harrohet kurrë.

Ja postimi i kryeministrit Haradinaj në facebook:

“I rëndë lajmi për ndarjen nga jeta të luftëtarit të Brigadës 114 ”Fehmi Lladrovci”, Nasuf Mjekiqit nga Graboci i Obiliqit. Kontributi i tij për lirinë e atdheut nuk do të harrohet kurrë. Ngushëllime të thella familjes dhe të gjithë bashkëluftëtarëve.”