U qëllua nga policia gjatë protestave në Mianmar, vdes protestuasja

Vajza e cila u qëllua nga policia në kokë gjatë protestave në Mianmar ndërroi jetë në mëngjesin e sotëm”, deklaroi vëllai i saj.

Mja Tvet Kine (19) ishte qëlluar në protestat javën e kaluar në kryeqytetin Nepxhidou. Prej atëherë ishte në spital.

Videoja e regjistruar në momentin kur është qëlluar tregon se ajo ik nga topat e ujit dhe papritmas ka rënë në tokë.

Plumbi e ka shpuar helmetën që e ka mbajtur.

Ky është rasti i parë i konfirmuar i vdekjes në protestat që filluan pas gusht shtetit në Mianmar më 1 shkurt.

Zëdhënësi i Huntës ushtarake nuk përgënjeshtroi në konferencën për shtyp paraprakisht këtë javë se policia e ka plagosur vajzën, por deklaroi se ajo është në grupin të ka hedhur gurë mbi policinë.