U shpërnda në rrjetet sociale video me përmbajtje dhunuese ndaj një vajze, MPB ndalon 35 vjeçarin nga Radovishi

Picture of INA
INA

27/03/2025

MPB-ja informon se pas video incizimit, i cili u shpërnda në mediat sociale, e në të cilin shihet se si një person mashkull sillet në mënyrë të dhunshme ndaj një personi femër, SPB Strumicë i ka ndërmarrë të gjitha veprimet zyrtare që janë në kompetencë të policisë, të ndërlidhura me rastin konkret, dhe dhunuesi është privuar nga liria.

Bëhet fjalë për AA. (35) nga Radovishi.

Ngjarja në SPB Strumicë është paraqitur më 23 mars 2025 në orën 08.25 nga ana e nënës së viktimës. Menjëherë pas paraqitjes së pranuar, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete adekuate nga ana e nëpunësve policorë të SPB Strumicë-NJPB Radovish.

“Është konfirmuar se personi mashkull është А.А.(35) nga Radovishi, i cili ditën e njëjtë në oën 09.20 është privuar nga liria dhe është ndaluar në Stacionin Policor Radovish. Gjithashtu, u krye bisedë zyrtare edhe me gruan e sulmuar, në praninë e punonjësit social nga Institucioni Publik Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Radovish, me ç’rast ajo ka treguar se video incizimi është nga qershori i vitit 2024”, thuhet në kumtesë.

Nga MPB-ja sqarojnë se në rastin konkret ekziston dyshimi për veprën e kryer penale „lëndim trupor“ sipas nenit 130 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, ku në paragrafin 5 nga neni i njëjtë qëndron se përndjekja ndërmerret pas parashtrimit të propozimit për përndjekje, nga viktima ishte deklaruar se nuk dëshiron që të parashtrojë propozim dhe se videoja ishte dorëzuar nga nëna e saj.

Për ngjarjen u njoftua prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Radovish, me udhëzimet e të cilit u ndërmorën edhe masat e mëtejme. Në bazë të masave të ndërmarra, nga ana e NJPB Radovish në Prokurorinë Themelore Publike Radovish më 25.03.2025 është ngritur kallëzim penal kundër А.А. për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale „lëndim trupor“ sipas nenit 130 paragrafi 2, dhe lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

MPB-ja njofton se vazhdojnë të ndërmerren veprime për hulumtimin e plotë të rastit.

TË FUNDIT

Sondazh i News24, si do të votojnë shqiptarët më 11 maj!

Gjesti bënë paraqitjen më interesante pas daljes nga shtëpia, me lule në kokë

Ja çfarë ndodhi me taksistin që u ngjit mbi veturë për ta penguar “merimangën

Trupat amerikane a po largohen nga Kosova, ja çka thotë zëvendës-shefja e NATO-s, Sheqerinska

“Jam ndjerë i ofenduar”/ G Bani: Danja, një provinciale që donte të bëhej qytetare

Ndahen Egli dhe Gjesti, e bëjnë publike?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË