U shtrua në koma pas hemorragjisë, italiani zgjohet por flet me theks sllav

0
Foto Ilustrim

Një rast shumë i rrallë u regjistrua në spitalin e Padovas në Itali. Një burrë 50-vjeçar u zgjua nga koma pas një hemoragjie cerebrale, por e gjeti veten duke folur me theks sllav.

Ky fenomen njihet si sindroma e theksit të huaj. Në të gjithë literaturën mjekësore për këtë temë, nga vitet 1800 e deri më sot, nga 115 raste ka pasur vetëm 2 persona të prekur nga iktusi në pjesën e djathtë të trurit që zgjohen me këtë sindromë.Ai i Padovës është i treti në botë. Për dallim nga të gjitha rastet e raportuara në literature shkencore gjatë 220 vjetësh, pacienti italian me dëmtim në hemisferën e djathtë të trurit është studiuar për tre vjet përmes një analize të gjatë dhe komplekse. “ Edhe pse i kuruar plotësisht nga pikëpamja klinike, ai u zgjua me një theks të fortë sllav, ndonëse nuk ka qëndruar kurrë në vende me karakteristika fonetike të kësaj zone gjeografike dhe nuk ka pasur asnjëherë kontakte të gjata me njerëzit e atyre rajoneve ”, shpjegojnë mjeket.
E veçanta e kësaj ngjarjeje qëndron edhe në faktin që thelbësore për gjuhët është zona kortikale e vendosur në lobin frontal të majtë, ndërsa pacienti u prek nga iktusi cerebral në anën e djathtë. Funksionet e tjera të trurit të tij, ishin të paprekura dhe gjuhën amtare e kishte ruajtur në mënyrë të përsosur, vetëm theksi ishte i ndryshëm./tch