U skualifikua nga gara/ Salianji: Misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues

0

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salinji ka reaguar pas përjashtimit nga Komisioni i Përzgjedhjes së Kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike.

Përmes një postimi në “Facebook”, Salianji theksoi se beteja e gjatë opozitare i ka shërbyer të kuptojë se cili person dëshiron të jetë në politikë, teksa shtoi se nuk ka përfituar në pushtet.

Ndër të tjera, ai deklaroi se në zgjedhjet e fundit ishte më i vleresuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike.

“Unë nuk kam përfituar dhe as jam konsumuar në pushtet. Kam sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare. Falë kësaj beteje mbështetja masive e demokratëve nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik. Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vleresuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike. Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbeshtetjes tuaj dhe të qytetar. Për këtë dhe vetëmbesimi dhe forca mbështetet tek ju, si vlerësuesit më të rëndësishēm e legjitim. Për këtë misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues. #ditëmëtëmira”