U suspendua nga puna përgjegjësi i sigurimit të Mickoskit

INA
INA

20/02/2024

Është suspenduar anëtari i Drejtorisë së Gjashtë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili ishte përgjegjës për sigurimin e liderit të opozitës Hristijan Mickoski, raporton Alsat. Ministri Pançe Toshkovski informon se ai ka kryer dhunë dhe ka shkelur nderin e policisë. Toshkovski njoftoi se kundër anëtarit të Drejtorisë së Gjashtë do të bëhet kallëzim penal për sulm ndaj zyrtarit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, para një objekti gastronomik në qendër të Shkupit, ku policia realizoi një aksion për arrestimin e narkodilerëve, ndërsa kolegu i tyre nga drejtoria, i cili ndodhej para lokalit, ka nisur të konfrontohet fizikisht me një nga policët.

“Të gjithë ata që kanë gabuar do të përgjigjen para ligjit. Pavarësisht nëse është adhurues i së djathtës apo të majtës. Kjo nuk më instereson aspak”, u shpreh Pançe Toshkovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

Mirëpo, ka mospajtime mes ministrit dhe zëvendësit të tij Mitko Bojmaçaliev për periudhën kur ka ndodhur konfrontimi fizik. Sipas Toshkovskit, sulmi ka ndodhur pas përfundimit të operacionit, ndërsa Bojmaçaliev thotë se konfrontimi ka ndodhur gjatë kohës që po vazhdonte operacioni për arrestimin e dilerëve.

“Për mua është e papranueshme që një pjesëtar i policisë maqedonase të pengojë një pjesëtar tjetër në kryerjen e veprimeve zyrtare, sidomos kur bëhet fjalë për drogë”, tha Mitko Bojmaçaliev – Zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Incidenti ka nxitur përplasje ndërpartiake. LSDM kërkoi nga partia opozitare të përgjigjet se cili ka qenë roli i sigurimit të Mickoskit, a ishte detyra e tij të parandalonte aksionin dhe nëse dilerët janë të lidhur me VMRO-DPMNE. VMRO-ja, nga ana tjetër, paraprakisht theksoi se për dallim nga LSDM-ja, e cila i ka mbuluar apo heshtur, ata reagojnë menjëherë dhe kërkojnë reagim të pakompromis nga institucionet kompetente.

Ndryshe, pak pas mesnate, në bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit” në qendër të Shkupit, ndërsa polici V. G. nga Shkupi së bashku me pesë policë të tjerë nga Njësia për tregti të paligjshme (NjTP) ishte në punë sipas planit për të kontrolluar një objekt hoteliere për të gjetur persona të përfshirë në drogë, V. G. fillimisht është sulmuar verbalisht nga Ivica B., punonjës i MPB-së në Departamentin për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve të caktuara (DMPOC), e më pas edhe fizikisht, ishin të dhënat e para zyrtare të policisë.

Ivica B., polic dhe pjesëtar i sigurimit të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, akuzohet se ka tentuar të pengojë aksionin policor në një lokal të njohur të Shkupit, me çka është arrestuar.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bujar osmani

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Osmani: Dje paralajmërova, t’i themi stop fushatës së zezë dhe luftës hibride

IMG_1055

Mexhiti në Kumanovë: Na duhen njerëz që punojnë, e jo që flasin dhe zhvasin

IMG_1054

Taravari: Fitorja jonë vjen për shkak të bashkimit, nuk ka alternativë tjetër përveç ndryshimit

2e2960a3-c8a2-44b9-b1e2-1a8b2b89134c

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

IMG_1049

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin: Shumica e të burgosurve politikë në raste të montuara janë shqiptarë

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

bujar osmani

Osmani: Marrëveshja e Ohrit ma ka mundësuar që të mbërrij të bëhem kryetar i gjysmës së botës!

Arben Taravari VLEN

Taravari: Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë – BE, SHBA dhe NATO janë aleatët tanë të pazëvendësueshëm

INFO

NA NDIQ