U tha se po rikthehet me Cozman pas 7 vitesh ndarje, reagon Tuna

Ditën e djeshme kudo u përhap lajmi se Tuna dhe Cozman do të vijnë me një bashkëpunim muzikor.

Dyshja që ishin nga çiftet më të përfolura dikur por i dhanë fund lidhjes para 7 viteve, kanë të publikuar dy bashkëpunime që rezultojnë më të suksesshmet në karrierën e tyre.

Ka qenë prive që e hodhi lajmin e rikthimit të dyshes me një këngë sipas burimeve të tyre ndërsa Tuna ka reaguar tërthorazi.

Teksa ka publikuar një foto për festën e flamurit ajo ka shkruar: A kanë ujë ato burime (të shoqëruar me disa emoji duke qeshur)

Kjo u kuptua qartë se i referohej “burimeve” të prives por nuk u mor si mohim i lajmit.