U vetaksidentua qëllimshëm?! Arrestohet shkupjani, dyshohet se kontrabandonte të mitur

INA
INA

20/09/2023

Kontrabandonte emigrantë nga Iraku, por pasi u aksidentua gjatë goditjes me veturë të bankinave në autostradën Gjevgjeli – Shkup, një 51-vjeçar përfundoi në polici. Policët kishin njohuri se ai me veturën e aksidentuar, paraprakisht kishte transportuar emigrantët, disa prej të cilëve edhe i kishin kapur në afërsi të vendit të aksidentit, transmeton TV21.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17:30 në afërsi të Negotinës. Bëhet fjalë për 51-vjeçarin me iniciale H.A. nga Shkupi.

“Për shkak të dyshimeve se transportonte emigrantë, është kryer kërkim në terren dhe në afërsi të vendit janë gjetur tre emigrantë nga Iraku, prej të cilëve dy të mitur, të cilët kanë dëshmuar se janë bartur me automjetin në fjalë para se të ndodhte aksidenti. Personi është mbajtur në stacion policor dhe për rastin është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_6886

Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, ndërroi jetë vajza e ish-ministrit shqiptar

Spitali_tetove-780x470-2

Ndalohet një punonjëse në Spitalin e Tetovës, ka inçizuar pacientë në mënyrë të paautorizuar

fatmir-besimi2

Besimi: Përmbushja e marrëveshjes për kryeministër shqiptar është investim në një të ardhme të përbashkët

Fatmir Besimi

A do të bëhet edhe kryeministër, ja çka thotë Besimi?

komisioni-antikorrupsion

Është përzgjedhur përbërja e Komisionit Antikorrupsion, pritet votimi në Kuvend

vangjel

Aksidenti i rëndë në Tetovë, humb jetën vajza e ish-deputetit

shqipnje me yll

Sot, dita e flamurit “me yll”: cili është “Nëntori i Dytë” komunist me skenar nga Kadare?

Bilall Kasami

Patundshmëri në emër të prindërve dhe ar në emër të bashkëshortes – kjo është pasuria e Bilall Kasamit

Blinken

Sekretari amerikan Blinken pasdite vjen në Shkup

INFO

NA NDIQ