U promovua me pompozitet, por tani u la në harresë! Objekti i njohur si Përmendorja e “Nënë Terezës” nisi të ndërtohet kur në pushtet Gruevski, por me ardhjen në qeveri të Zaevit u morr vendim për ndalimin e punimeve dhe të “Portës Triumfale”, si ndërtime pa leje, të cilat nuk mund as të legalizohen për shkak se janë ngritur mbi rrugët publike.
Kjo që po shihni mu në qendër të Shkupit është një fontanë e braktisur për më shumë se 10 vite duket kështu si një gërmadhë të shndërruar në deponi të mbeturinave për arsye se ky projekt ka mbetur i papërfunduar me një vendim të qeverisë dhe më shumë gjasë kërkohet dislokimi i përmendores së ‘Nënë Terezës’, e cila asnjëherë nuk u përfundua me gjithë ato mjete që u ndanë.”
Ky investim i mbetur në gjysmë u shndërruar në një shëmti në sheshin qendror të Shkupit. Madje edhe strehë e narkomanëve! Deponi e mbeturinave dhe kasolle për qentë e pastrehë.
Arkitekti Mirosllav Gërçev, që ka qenë kryetar i Komisionit mbikëqyrës të projektit “Shkupi 2014” tha se ai memorial duhet të dislokohet nga aty sepse është ndërtim pa leje, sikur shumë përmendore tjera.
Nga Ministria e Kulturës thonë se ky projekt është ndalur së ndërtuari. Deri në një vendim të ri nga qeveria aktuale, nuk dihet nëse punimet do të vazhdojnë, do prishet apo dislokohet.
Ky memorial në 2013 ishte paralajmëruar se do të ndërtohej nga biznesmeni indian Subrata Roy, kompanisë së të cilit “Sahara Global” iu dha parcela e ndërtimit prej 621m2 në sheshin “Maqedonia”.
Pas skandalit dhe arrestimit të biznesmenit indian, ish-kryeministri Gruevski deklaroi se monumenti do të ndërtohet nga buxheti i shtetit, e cila kushtoi hiç më pak se 5.611.095€. Këtë projekt e bëri Instituti i Ndërtimtarisë “Maqedonia”, ndërsa Ministria e Kulturës me konkurs zgjodhi kompaninë “Beton”. Thirrje ka pasur edhe Vatikani, që ky memorial të përfundohet dhe të legalizohet në atë vend ku është nisur. (Tv21)