U vra me thikë nga partneri i saj, 30-vjeçari tentoi të mashtronte policinë italiane

Picture of designer@fetishimedia.ch

21/04/2023

Arrestohet 30-vjeçari Osman Bilyhu pasi akuzohet për vrasjen e Anila Ruçi, 38-vjeçarja e cila u masakrua me thikë në fyt. Gruaja ishte në shtëpinë e saj në Scaldasole, ku edhe jetonte me autorin e vrasjes së saj.

Sipas mediave italiane, aktualisht ai mbahet në Poliklinikën San Matteo në Pavia, ku ndodhet në spital që prej mbrëmjes së së mërkurës, sepse gjithashtu është lënduar me thikë. Megjithatë gjatë kohës që ai ndodhet në spital po merret edhe në pyetje nga Policia italiane, por asnjë detaj ende nuk është bërë me dije nga autoritetet përkatëse.

Në momentin kur u zbulua vrasja, ai u prezantua si vëllai i saj, por u vërtetua se mes tyre nuk ka pasur asnjë lidhje familjare, e se në fakt ai ishte partneri i saj. Tani pritet njoftimi për shtyp nga Prokurori Publik i Pavias për të hedhur dritë mbi një krim që ka “tronditur” përditshmërinë e fshatit të keq, në provincën e Pavias.

Fillimisht ngjarja u raportua sikur brenda banesës së tyre hynë disa persona të panjohur, rreth orës 5:00 të mëngjesit dhe i sulmuan me thikë. Bilyhu iku në spital, ndërsa bashkëjetuesen e la në shtëpi pa njoftuar askënd. Alarmin për vrasjen e ngriti estetistja e fshatit me të cilën Anila Ruçi kishte lënë takim. Ajo kishte tentuar ta kontaktonte pasi nuk i ishte përgjigjur dhe karabinierët mbërritën në shtëpinë e saj, ku e gjetën të vdekur. Megjithatë arma e krimit nuk është gjetur ende.

TË FUNDIT

Ndërroi jetë humanisti i palodhshëm kumanovar, Demirali Shabani

Ahmeti: Vendimi djeshëm i shumicës parlamentare pa legjitimitet etnik – skandaloz, antikushtetues dhe kundër MO-së

Haradinaj takohet me Daniel Serwer, e fton të vijë për të ndihmuar që “Kosova të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatë”

Stoilkoviq nuk e mbajti fjalën, termi “Kosova dhe Metohija” vazhdon të qëndrojë në faqen e ministrisë

Inspektorati Shëndetësor kërkon procedurë disiplinore pas vdekjes së binjakëve të sapolindur dhe mbikëqyrje profesionale në spitalin e Prilepit

“Është mall babe apo e ke fituar vetë”, Shaqiri: Nuk shoh figurë në BDI që mund ta zëvendësojë Ali Ahmetin

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË