Fëmijët e shkollës së futbollit “KF Kumanova” gjenerata 2012 u bënë kampionë të Ligës së Fëmijëve të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Ata u shpallën kampion pas fitores në finalen e luajtur përballë KF Shkupit. Suksesi i tyre ishte falë përkushtimit dhe angazhimit të trajnerit, Ismet Zeqiri, i njohur si portieri i shumë titujve me KF Bashkimi të Kumanovës.
Kjo gjeneratë bëri një hap përpara këtë vit duke fituar trofeun në garën në të cilën vitin e kaluar ishte nënkampion.
Në kampionatin e FFM-së këtë vit morën pjesë 96 ekipet më të suksesshme nga vendi, të ndara në gjashtë kategori garash (gjenerata 2011 – 2016).
Në edicionin e sivjetshëm të ligës, gjithsej 149 klube dhe 649 skuadra me 10 mijë futbollistë të rinj patën mundësinë të garojnë çdo javë brenda rajoneve të tyre.(INA)