“Ua dhamë Maqedoninë shqiptaro-sllavëve”, arrestohet gazetari grek (FOTO)

0

Është arrestuar mbrëmjen e së enjtes gazetari i njohur grek, Stefanos Chios, me urdhër të Prokurorisë.

Arrestimi i tij vjen pas publikimit në faqen e parë të gazetës “Makeleio” të disa fotomontazheve të Kryeministrit Alexis Tsipras dhe ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias të gjakosur, ndërsa Presidenti Prokopis Pavlopoulos shihet i shtrirë në tokë nga plumbat, botim ky që vjen në valën e diskutimeve për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Në kohë lufte, zoti President i Republikës ekzekutohet”, – është titulli i madh i gazetës ku shtohet se“I dhanë Maqedoninë tonë shqiptarëve-sllavë me emrin e rremë “Maqedonia Veriore”.

Mediat greke shkruajnë se Chios u arrestua jashtë zyrave të gazetës së tij. Ai do të hetohet lidhur me këtë botim, duke analizuar nëse përbën vepër penale me argumentin se botime të tilla mund të nxisin kriminalitetin ndaj krerëve të shtetit.

xios2

Komentet

komentet