Udhëtimi i Kadaresë në Mokër dhe dialogu i vështirë me skulptorin e njohur

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

12/03/2023

shkruan: Bardhyl BERBERI

Belul Lufo (ish kryetar i Komitetit Ekzekutiv në ato vite) thotë se në vitin 1984 gjatë pushimeve kur vinte Ismail Kadareja në Pogradec kishte dëshire që t`a çonte në Mokër. Ai i premtoj Kadaresë për një vizitë në Manastirin e Shën Marenës që ndodhet në Mokër.

Udhëtimi thotë Beluli në ditarin e tij të hollësishëm do të ishte si një piknik jo vetëm për të vizituar Mokrën por edhe për të kaluar një drekë të këndëshme në Shën Marenë. Me dy makina së bashku me gratë tona, thotë Beluli u nisëm në drejtim të Mokrës.

E tërë krahina e Mokrës është e ngjeshur në gjirin e maleve .Sapo kaluam grykën e Katjelit si në një ekran të madh u shfaqën fshatrat e saj 47 fshatra të ndarë në Mokrën e Sipërme dhe në Mokrën e Poshtme ..Kadreja vështronte i përhumbur atë reliev malor ku fshatrat ishin vendosur në një lartësi mbi 1000m mbi lartësinë e detit .Shtëpi të vendosura në gjoksin e maleve që ngjanin si fole dallandyshesh.

Ndërkohë që Kadareja ndiqte i përhumbur atë peizazh të ashpër Belul Lufo duke qënë vetë nga Mokra (nga Velçani )I tregonte Kadaresë shumë fjalë që i kanë ngelur nga e kaluara Mokrës si “Ara e gjakut “,”Luadhet e sherrit “ ,”Kthesa e Vdekjes etj apo emrat e njerzëve në Mokër si : Sose,Mbarim,Qëndrime etj.

Kjo është Slabinja fshati që në majin e vitit 1802 ka ardhur në Slabinjë Ali Pashë Tepelena .Siç dihet Ali Pashë Tepelena ka marrë një turr në Mokër Opar dhe Gorë në Pishkash dhe më pas në Strugë.

Sipas dokumentave zyrtare Ali Pashë Tepelena kishte ardhur nga Janina në Mokër për të zgjidhur një mosmarrveshje midis dy fiseve Hasanajt dhe agallarve të Velçanit që këta të fundit i dogjën shtëpinë fisit të Hasanajt .këta të fundit u ankuan në administratën e Ali Pashës Tepelenës I cili erdhi vetë dhe zgjidhi mosmarrveshjet duke urdhëruar agallarët e Velçanit që tju ngrenë Hasanajve shtëpinë me 12 dhoma dhe dy kate siç e kishin patur që u realizua menjëherë më pas ka marrë me vete 30 ustallarë nga Mokra për ndërtimin e kështjellave ..Më pas ai I tregoj bujarinë e krahinës sw Mokrës që 20 shtator 1943 mbajti 550 ushtarë robër pas kapitullimit të italisë .Madje vetë në shtëpinë e Belul Lufos babi I tij Haxhiu ka mbajtur 16 ushatrë italianë .midis robëve ka qënë I strehuar edhe gjenerali italian i asaj kohe Amaldi Aci i cili pasi shkoj në itali shkroj librin me kujtime “ Deri sat ë vdes ,mirnjohje popullit shqiptar “

Xhipat ecnin nëpër gjokset e maleve në drejtim të Manastirit të Shën Marenës .Kur shkuan atje pas një rruge cfilitëse ishte organizuar një pritje e ngrohtë nga drejtuesit e koopertaivës bujqësore të Çezmës ku përfshihej Manastiri I Shën Marenës .Ishin ndezur zjarret dhe po piqej një qingj nw hell .Një kulaç I pjekur në saç në një luadh të madh përballë gurit të Topit.

Sapo dolëm nga xhipat duke parë këtë atmosferë për hir të së vërtetës Ismaili rrudhi vetullat .U afruam tek ca shilte leshi shtruar në lëndinë .Ismaili nuk u ul po eci përgjatë manastirit dhe filloj të shikojë ambientet .Ai u bë i heshtur nuk po pyeste .Pas pak kur dreka ishte gati e ftova Ismailin për drake thotw Belul Lufua .Ai rudhi vetullat dhe më tha :-Cfar thua more kryetar I komitetit Ekzekutiv (me ironi ) të hamë mishin e atyre fshatrve që iu bie bretku në punë.

Ju keni gjashtë muaj që popullit nuk i jepni mish net ë hamë si agallarë djersën e tyre.

Atmosfera u prish. Kadareja u largua nga dreka ku qëndronte qingji I pjekur dhe po shikonte nga Guri i Topit .Qëndroj më tepër se gjysëm ore .Si për të rregulluar atmosferën I them Ismailit ,për penë të dimë si je s`ta kalon kush pa eja këtu të bëjmë qitje .Morëm një armë që kishim me vete dhe vendosëm një gur dhe filluam që të bëjmë qitje .Janë edhe disa foto që bëri vajza e Adil Çaraçanit e cila ka nxjerrë Kadarenë duke shtënë me pushkë në afërsi të Manastirit të Shën Marenës .Me humor kujton Belul Lufua se ngela i hutuar pasi Kadareja nuk hëngri asgjë .Në këto kushte shkova pranë një druri arre dhe mora disa kokrra arrë me gjithë lëvore dhe fillova që tja qëroj por ato t`i ndotin duart keq të nxihen dhe disa ditë rrjesht I fshija duart dhe nuk takoja njeri me dorë deri sa iku nxirja .Kshtu, Kadaren e çova në Mokër për të parë Mokrën dhe Manastirin e Shën Marenës dhe për të ngrënë mish në hell dhe ai hëngri vetëm arra të njoma …
Mbasdite von u nisëm dhe zbritëm për në Pogradec .Kur mbritëm në Kalivaç janë ca tunele në fund të malit .Po këto çfar i keni më thotë Kadareja tunele në raste lufte .Po ky mal kaq I lartë si Kozici nuk ka nevojë për tunele .
-Ju nuk jeni në vete shfryu Kadareja i hidhni paratë kot …hajde hajde ..e tundi kokën gjithë qesëndi .Në parantezë thotë Beluli në datën 6 nëntor të vitit 1989 kur erdhi Ramiz Alia në Mokër sapo I pa ato tunele më thotë po këto çfar janë, ja I thashë unë , janë tunele në rast lufte për të strehuar njerzit teknikën .-Këtu në këto gërxhe ma preu ai ska nevojë për tunele keni hedhur paret dëm .I them Ramizit se kështu më ka thënë edhe Ismail Kadareja para disa vitesh kur ka parë këto tunele .
-Po pse e ke sjellë Kadarenë deri këtu ma ktheu ai tërë nerva ..
Por le të kthehemi tek Kadareja …thotë Beluli
I thashë se do t`i bëja një suprizë .Çfar më tha do të shikosh diçka shumë interesante në muzeun e fshatit Potkozhan .Nuk foli makina eci në drejt fshatit Potkozhan duke e bërë fakt të kryer.Sapo mbritëm atje njoftova Josif Bitrin një mësues fshati që mbante çelsin e muzeut .Aty kishte ardhur edhe skulptori popullor një mjeshtër i punimit të gurit .
Sapo u futëm në muze një masë e madhe guri ku ishte skalitur me daltë një bust i Stalinit .Po vija re Kadarenë .Ai u bë përsëri nervoz .Kush e ka bërë këtë monumentin tha Kadareja .-Ja ky mjeshtri i thashë unë .Kadareja kryqëzoj duart dhe e pyeti xha Mitin .
-Pse ke bërë Stalinin bust .-Po Stalini është udhëheqës i madh dhe mik i popullit tonë
-Po mirë a e njeh Stalinin ti që mund ta bësh këtë bust ?
-Po e kam parë fotografi .
Kadareja filloj të luajë me ironi me plakun .
-Ja për shembull i thotë Kadareja këto mustaqet nuk i ka kështu Stalini duken si mustaqe prej mokrari .
-Po kështu vinte guri iu përgjegj xha Miti si për të dalë nga situate .
-Po pse nuk ke bërë Skëndërbeun bust që është joni por ke bërë Stalinin
-Kshtu e mendova iu përgjigj Xha Miti .
Kur dolëm nga muzeu Kadreja ishte përsëri me nerva .
Ne zbritëm në ortë e mbrëmjes në qytetin e Pogradecit ku Kadareja ishte me pushime .
Kjo ishte historia e vizitës së Kadaresë në Mokër dhe opinioni i tij për bustin e Stalinit .
Megjithatë mu krijua një ankth thotë ish kryetari I komiteti të asaj kohe Belul Lufo se mos shkonte ndonjë letër lart pas përplasjes së Kadaresë me mjeshtrin e gurit që kishte bërë Stalinin pasi aty Kadareja para Stalinit foli gjithë mllef por te kujtojmë se ishte viti 1984 dhe gjërat duhen vënë në kohë …

TË FUNDIT
19 orë
Propagandë e fëlliqur kundër turizmit në Shqipëri, avokati nga Kosova flet nga Vlora
22 orë
Në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të 2023, Sali Berisha i drejtohet Strasburgut
22 orë
Media spanjolle: Shqipëria mes destinacioneve evropiane perfekte për pushime
2 ditë
Pagesa për një shezlon shkon nga 20 deri në 100 euro në Ksamil, ankohet turistët/VIDEO
2 ditë
Rriten çmimet, më pak turistë në Vlorë! Kryebashkiaku: Bizneset të mos abuzojnë, do t'u kthehet në bumerang

ME TE LEXUARA

22 orë
Media spanjolle: Shqipëria mes destinacioneve evropiane perfekte për pushime
22 orë
Në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të 2023, Sali Berisha i drejtohet Strasburgut
19 orë
Propagandë e fëlliqur kundër turizmit në Shqipëri, avokati nga Kosova flet nga Vlora

LEXO MË SHUMË

vlora-bregdeti-shqiptar

Propagandë e fëlliqur kundër turizmit në Shqipëri, avokati nga Kosova flet nga Vlora

sali berisha

Në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të 2023, Sali Berisha i drejtohet Strasburgut

ksamil saranda

Media spanjolle: Shqipëria mes destinacioneve evropiane perfekte për pushime

ksamili2

Pagesa për një shezlon shkon nga 20 deri në 100 euro në Ksamil, ankohet turistët/VIDEO

vlora2

Rriten çmimet, më pak turistë në Vlorë! Kryebashkiaku: Bizneset të mos abuzojnë, do t’u kthehet në bumerang

sali berisha

Sali Berisha: Edi Rama ka bërë krime ndaj njerëzimit, e solli Shqipërinë buzë varrit

himara

Nacionalizmi politik, Himara mbi 85% shqiptare e Tavo vs. Gjikuria

Pellumb xhufi

Pse grekët e tensionojnë vazhdimisht situatën në Himarë? Ja si përgjigjet Pëllumb Xhufi

rama

Edi Rama tërheq vëmendjen në samitin e NATO-s, ja reagimi i Macron

INFO

NA NDIQ