Udhëzime të thjeshta për mbrojtje nga gjarpërinjtë në natyrë

Picture of INA
INA

18/06/2025

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj kafshimeve nga gjarpërinjtë, sidomos gjatë qëndrimit në natyrë. IKSHPK ka identifikuar zonat ku ka rrezik më të madh për praninë e gjarpërinjve dhe ka dhënë këshilla të rëndësishme për mbrojtje dhe parandalim.

Qytetarët këshillohen të jenë të vëmendshëm në këto zona dhe të ndjekin masat e sigurisë për të shmangur incidentet.

Njoftimi i plotë:

KU NDODHEN GJARPËRINJTË?

Në vende të thata dhe shkëmbore

Në pyje, në degë të drunjve, nën gurë, grumbuj drunjëve, apo rrënoja të vjetra

Pranë lumenjve, pusetave të ujit, liqeneve ose tokave bujqësore

KUR JANË AKTIVË?

Nga muaji maj deri në shtator, sidomos në ditë të nxehta

Rrinë gjatë të kamufluar/fshehur mirë duke pritur gjahun e tyre

Njeriu nuk është cak i kafshimit të gjarpërit, por nësë shkelet padashje ose ngacmohet, atëherë gjarpëri sulmon njeriun!

SI TË MBROHEMI:

VISHUNI SI DUHET

Veshje të gjata dhe çizme kur ecni në natyrë

Përdorni shkop për të kontrolluar shkurret apo gurët para se të hidhni hapin

ECNI ME KUJDES

Shmangni barin e lartë dhe rrugicat e papastruara

Mbani oborrin dhe ambientin përreth shtëpisë të pastër – hiqni gurët, grumbujt e drunjëve dhe shkurret ku gjarpërinjtë mund të strehohen

NË MBRËMJE

Përdorni dritë dore gjatë natës në vende të errëta ose në natyrë

KUJDES:

Mos u afroni dhe mos u përpiqni të ngacmoni apo vrisni gjarpërinjtë

Mos fusni duart në vrima (në tokë apo në drunj të gjatë), nën gurë apo në shkurre

Mos ecni zbathur në natyrë

NËSE JU KAFSHON GJARPËRI:

Qëndroni të qetë dhe mos lëvizni shumë

Mbajeni gjymtyrën e kafshuar të palëvizshme dhe nën nivelin e zemrës

Thirrni urgjencën (194), policinë (192) ose shkoni menjëherë në qendrën më të afërt shëndetësore

KUJDES:

Mos e prekni apo preni vendin e kafshimit

Mos e thithni apo ndrydhni helmin nga vendi i kafshimit

Mos i vendosni rrip apo çfarëdo lloj lidhëse plagës së kafshimit

IKSHPK thekson se shumica e gjarpërinjve në Kosovë nuk janë helmues, por kafshimi nga NEPËRKAT (gjarpërit më helmues në Evropë) mund të jetë i rrezikshëm pa trajtim.

TË FUNDIT

Anketa e UBO-s: VLEN në epërsi bindëse ndaj Frontit Evropian në Çair (foto)

Presidentja Osmani pas takimit në OKB: SHBA riafirmon përkushtimin për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Deklarata nga Trump dhe Osmani, Bytyçi tregon momentin kur Serbia synonte ta sulmonte Kosovën

Në pritje të bashkëatdhetarëve tanë, ja si është sot gjendja nëpër kufij (LIVE)

Gjesti: Jam i martuar, por…

“Gjithçka që kam ëndërruar”: Luizi feston ditëlindjen mes dashurisë më të madhe të jetës së tij

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË