Udhëzimet e reja: Marrja e aspirinës çdo ditë, jo më e rekomandueshme nga mjekët

0

Nëse jeni një i moshuar, që kërkon mënyra për të zvogëluar rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru, mos merrni aspirinë në baza ditore.
Aspirina nuk do rekomandohet më si parandaluese për të moshuarit që nuk kanë rrezik të lartë ose sëmundje ekzistuese të zemrës, sipas udhëzimeve të reja, të njoftuara të dielën nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë dhe Shoqata Amerikane e Zemrës, transmeton lajmi.net.

“Për pjesën më të madhe, ne tani jemi qëndrojmë shumë më mirë në trajtimin e faktorëve të rrezikut të gjendjeve shëndetësore, siç janë: hipertensioni, diabeti dhe veçanërisht kolesteroli i lartë”, tha kardiologu nga Karolina e Veriut, Dr Kevin Campbell, i cili nuk ishte i përfshirë në udhëzimet e reja.

“Kjo e bën dallimin më të madh, ndoshta duke mohuar çdo përfitim të përceptuar më parë në parandalimin primar të sëmundjeve përmes aspirinës”, deklaroi tutje Dr. Campbell.

Mjekët mund të rekomandojnë aspirinën për disa pacientë me rrezik të lartë, sikur ata që kanë vështirësi në uljen e nivelit të kolesterolit ose menaxhimit të sheqernave në gjak, përderisa nuk ka rrezik të shtuar për gjakderdhje të brendshme, thonë udhëzimet. Udhëzimet evropiane rekomandojnë kundër përdorimit të terapive anti-mpiksjeje gjaku, siç është aspirina në çdo moshë.

“Mjekët duhet të jenë shumë selektivë në përshkrimin e aspirinës për njerëzit pa ndonjë sëmundje kardiovaskulare”, tha në një deklaratë kardiologu i John Hopkins, Dr Roger Blumenthal, i cili bashkë-kryesoi udhëzimet e reja.

“Është shumë më e rëndësishme të zgjedhim zakonet e jetesës dhe, përmes tyre, të kontrollojmë presionin e gjakut dhe kolesterolin, sesa të rekomandojmë aspirina në baza ditore”, tha tutje Dr. Blumenthal.

Përdorimi i aspirinës në grupmoshat më të reja “është tani një rekomandim i klasës 2b,” tha Campbell, “që do të thotë se nuk është domosdoshmërisht rruga më e mirë për t’u ndjekur”.

Megjithatë, personalisht, Campbell “do të rekomandonte një mënyrë jetese të shëndetshme, ndërprerje të pirjes së duhanit dhe modifikimin e faktorit të rrezikut përpara se të futej në trajtimin e aspirin në një pacient pa sëmundje të diagnostikuar kardiovaskulare”.

Megjithatë, për këdo që ka pasur një goditje në tru, sulm në zemër, kirurgji të hapur në pjesën e zemrës ose stentë të futur për të hapur arteriet e bllokuara, aspirina mund të jetë jetë-shpëtuese. /Lajmi.net/

Artikullin e plotë mund ta lexoni në CNN.