UDSH zgjodhi kryetarin e degës në Ulqin

0

Menaxheri i diplomuar Agon – Goni Hasa është kryetari i ri i Degës së Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) në Ulqin.

Këtë vendim e sollën rreth 90 delegatë në konferencën e mbajtur të dielën.

Ato zgjodhën edhe Kryesinë e re të Degës së kësaj partie kombëtare shqiptare në Ulqin, të përbërë prej 38 anëtarësh kryesisht të moshës së re.