UEFA dënim minimal për Rumaninë, FFK e pakënaqur

Picture of ina-online
ina-online

20/09/2023

Komisioni disiplinor i UEFA-s ka dënuar Federatën Rumune të Futbollit me 52 mijë euro gjobë dhe me një ndeshje pa shikues në stadiumin e tyre.

Ky dënim vjen pasi në ndeshjen Rumani-Kosovë u shfaq një baner me shkrimin “Kosova është Serbi”.

Akuzat që u bënë ndaj Rumanisë nga UEFA janë: Shfaqja dhe brohoritja e mesazheve politike, Sjellja raciste e mbështetësve, Ndezja e fishekzjarrëve, Hedhja e gjësendeve në fushë, Bllokimi i zonave të aksesit publik.

Po ashtu UEFA ka reaguar duke i dënuar ashpër edhe mesazhet provokuese.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Rumanisë. Rumania e fitoi ndeshjen me rezultat 2-0 ndaj Kosovës.

Por, Federata e Futbollit e Kosovës është shprehur e pakënaqur në lidhje me vendimin e organeve disiplinore të UEFA-s për të dënuar Federatën e Futbollit të Rumanisë me 50 mijë euro dhe një ndeshje pa shikues.

FFK-ja, në reagimin e saj, ka thënë se do të vazhdojë rrugën e saj ligjore dhe do të paraqesë ankesë në trupat përkatëse të UEFA-s, “duke kërkuar që dënimi ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë të jetë sa më i lartë i mundshëm, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në forma të tjera, në mënyrë që të shërbejë si shembull se UEFA nuk do të tolerojë në asnjë mënyrë ofendime të tilla raciste ndaj një Federate anëtare të saj dhe ndaj një shteti të njohur ndërkombëtarisht”.

“FFK-ja është e përkushtuar që të kërkojë nga UEFA, që nëpërmjet dënimeve ndaj Federatës së Rumanisë t’ia bëjë të qartë çdo federate, grupi tifozësh apo çfarëdo grupi tjetër të interesit, se shteti i Kosovës, ekipi kombëtar i Kosovës dhe Federata e Futbollit e Kosovës, duhet të trajtohen dhe të respektohen në të njëjtën formë me çdo shtet, ekip kombëtar, e Federatë tjetër evropiane që është anëtare e UEFA-s”, thuhet në reagimin e FFK-së.

TË FUNDIT
53 minuta
Kamala Harris në kërkim të profilit politik dhe parave
1 orë
Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat
3 orë
LSM: Shpenzimet për një familje në Maqedoni për muajin korrik, 60.570 denarë
3 orë
Taravari: BDI kishte 22 vite për të implementuar idetë
3 orë
Ulen çmimet e derivateve të naftës

ME TE LEXUARA

3 orë
Ulen çmimet e derivateve të naftës
1 ditë
Keidi Bare mbetet në Spanjë, gati firma me klubin e ri
9 orë
Lukaku fshin nga rrjetet sociale fotot me ish-skuadrat e tij… Napoli tani më pranë
3 orë
Taravari: BDI kishte 22 vite për të implementuar idetë
1 ditë
Hansi Flick: Shumë pasion te Barcelona, duam t’i bëjmë njerëzit të lumtur
9 orë
Real pritet të shesë 4 milionë fanella të francezit në vit

LEXO MË SHUMË

Kamala Harris 2

Kamala Harris në kërkim të profilit politik dhe parave

kazino

Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat

fature-market

LSM: Shpenzimet për një familje në Maqedoni për muajin korrik, 60.570 denarë

arben taravari

Taravari: BDI kishte 22 vite për të implementuar idetë

derivate nafta dizeli benzin

Ulen çmimet e derivateve të naftës

sleep-gjumi-baby

Qeveria VMRO dhe VLEN parasheh masa të reja për rritjen e natalitetit

Saranda

Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale

manaj

Manaj pritet në mënyrë fantastike nga fansat e Sivassporit

liqeni i ujmanit

Sulmi në Liqenin e Ujmanit, policia identifikon një të dyshuar

INFO

NA NDIQ