Uikend nën peshën e karriges dhe aromën e qelisë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27/02/2023

shkruan Bardhyl Berberi

Kohë fushate për zgjedhje lokale. Kohë pushimesh në ditët e fundjavës në Pogradec. Buzë liqenit në lokalet luksoze në Tushemisht sheh të pushojnë politikanë, ministra, kryetarë partish që kanë ardhur familjarisht.
Shumica prej tyre të majtë apo të djathtë kanë vila në këtë qytet dhe në Tushemisht.

Por ky është vetëm imazhi skenik i tyre të veshur me veshje sportive. Por po t`i shikosh më imtësisht dallon se telefonin nuk e heqin nga veshi për asnjë çast dhe sheh që mimika e fytyrës së tyre herë çelet dhe herë merr pamje të vrejtur.
Pranë tyre qëndrojnë një takëm politikanësh apo biznesmenë të ndryshëm të cilët janë në rezonancë me shefat e tyre. Ata harrojnë dhe ngrejnë edhe tonet e zërit pasi janë jashtë kontrollit, Arben Ahmetaj e ka pisk po i vërtitet mbi kokë burgu … Mjaft ia pret e shoqja se na i helmove uikendin…

Nuk e di çfarë ka përralisur Meta në Spak, por edhe ai e ka shumë keq punën me duket se e kanë qepur mirë. Berisha ka ngelur me një çetë të vogël, është në siklet i gjori pasi që “Non Grata” i shfaqet si fantazëm edhe në gjumë.

Politika është kurvë ia pret një i moshuar që ndjek skenën komike, këtu tek ne, shton ai, ngatërrohet çaj me vajin…Pak më vonë mbërrin tek lokali i Vipave në Tushemisht një deputet i opozitës.

Ndonse qëndrojnë me pushime pak metra më poshtë rezidencës së Enver Hoxhës gjoja të braktisin rutinën rraskapitëse të jetës aktive dhe të fushatës tepër të lodhëshme dhe raskapitëse. Edhe pse ata kanë ndryshuar peizazhin të ushqyerit dhe gjumin pa zile ata kanë ngelur ”rob” të emocionevë dhe të pasioneve për karrige. Ata duken të çorientuar pasionatë, të tendosur të mbërthyer nga emocione të forta të cilat nuk mund t`i zotërojnë …shpesh iu shfryjnë fëmijve të tyre sepse janë djersitur duke vrapuar në rërën në breg të liqenit.

Ata ndihen të zbrazët dhe gjithë ankth. Kur dikush iu telefonon nga Tirana ata herë qeshen dhe herë ngrysen në fytyrë sikur iu është hapur ndonjë humnerë ..Ata e pranojnë jemi të lodhur fizikisht dhe mëndërisht madje edhe emocionalisht. Edhe pse ndodhen para këtij peizazhi tepër shplodhës me liqenin në gji ata e kuptojnë se në thellësi të tyre diçka nuk është shplodhur. Ata nuk arrijnë të ndriçojnë ato skena të shpirtit ku e pavetëdijshmja e errët iu fsheh lëvizje të mistershme që edhe pushimet më të mrekullueshme nuk arrijnë që t`i qetësojnë. Mëkatet që ka secili janë si gurë të rëndë mbi shpinë që ju sjellin aromën e qelisë. Frika e burgut daravitet sa tek njëra fytyrë tek tjetra. Për “Ata” nuk ka prehje dhe pushime këto ditë kur ata janë të mbërthyer nën peshën e karriges. Para asaj nuk ka vlerë asgjë. Dhe të kesh një karrige të rëndësishme nuk është pak se të tjerat vijnë pas saj. Dhe kjo nuk është pak.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

muhamer pajaziti

Kush do të votoj nesër?

Aksidenti-600x360

Djali i deputetit shqiptar përplasë me makinë biznesmenin e njohur

shpendim oxha

Sistemi zgjedhor në RMV të plotësohet me lista të hapura dhe votim për kandidatin e preferuar

fatos-rushiti

Një manipulim i ligë i radhës me kategoritë e luftës së UÇK-së

Sali Berisha

Berisha, për “RAI 3”: Nuk akuzohem për korrupsion, jam nën hetim për arsye politike

ulqin

VOA : Ulqini pret me shpresë urën që e lidh me Shkodrën

mero-baze

Kukullat e Vuçiqit, Kukullat e Albinit dhe Shqipërim Arifi

arber-zaimi

Shcholz e mbështeti LSDM-së, pse nuk tolerohet Kurti ta mbështesë Taravarin

KALOSH-CELIKU

SHKUPI I MBULUAR ME FEREXHEZEZA

INFO

NA NDIQ