„UJË TË PIJSHËM PËR QYTETARËT, E UJË NË SY PËR PUSHTETARËT“

0

Abedin Ismaili

Populli i quan pa „ujë ne sy“ ata të cilët nuk turpërohen, janë dy nevoja bazike për funksionim normal, uji për qytetarët, dhe uji në sy për pushtetarët të cilët po e pengojnë këtë të paren, e mungesa e njërës po e sjell edhe tjetrën.

Uji vjen nga nëntoka prandaj mafia e nëntokës po e konsideron si dicka të veten, dhe që mund ta pengoj të dalë mbi tokë!

Të kërkosh ujë të pijshëm e të quhesh kriminel, është pak sa absurde, sepse asnjë krim nuk mund të bëhet me ujë, krimineli nuk kërkon ujë por kërkon pushtet, fuqi, që të shkaktoj „tërmet“.
E termet më i rënd se dridhja e tokes, është prezenca e policisë mbi tokë për të penguar punët për sigurimin e ujit të pijshëm.

Maqedonia e Veriut, në politiken e jashtme lufton për antarësim në organizatat nderkombëtare të cilat sigurojnë paqe dhe stabilitet, ndërsa në politiken e brendshme populli lufton për ujë, e shteti armiqëson banorët e dy fshatrave, turp të mos plotësohet kjo e drejtë themelore nga shteti, e cka kur pengohet, marrëzi!

Shteti po luan prandaj edhe populli po vuan!
Uji është nevojë, diskriminimi sjell pasojë!