Në dalje të fshatit Haraçinë, djathtas është rruga për në Grushinë.
Rreth dy mijë metra tutje, në rrugën e lashtë të Romës, gjendet burimi i ujit të gazuar me efekte shëruese të mrekullueshme.
Ky ujë, në masë të madhe shëron sëmundjet e lukthit dhe ka dhënë efekte edhe aty ku ka dështuar mjekësia me medikamente të shumta.
“Kam pas dhimbje të tmerrshme të lukthit. Pija barna të ndryshme dhe asnjë efekt. E kisha për mallë të konsumoja ushqime të rënda. Isha i pa shpresë, derisa zbulova ujin e gazuar të Grushinës”, thotë për agjencinë e lajmeve INA, B. Q, nga Kumanova, i cili qysh në gotën e parë e ka vërejtur lehtësimin dhe prej asaj dite asnjëherë s’ka pasur problem me lukthin.
Uji ka efekte shumë shëruese, por nuk duhet të përdoret për një periudhë të gjatë kohore, për faktin se mund të dobësoheni në peshë.
Banorët e Grushinës të cilët i takuan na thanë se për dhimbje të lukthit mos shkoni te mjeku.
Ata na rrëfyen storjet të shumta të suksesshme, si rezultat i pierjes së këtij uji.
Për fat të keq, rruga deri te burimi i ujit është në gjendje të rëndë dhe nuk ka pasur investime nga institucionet lokale dhe qëndrore. (INA)