“Ujku është te dera” | Inteligjenca Artificiale mund t’i shuajë shumë profesione

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27/01/2023

Inteligjenca artificiale (AI) është prezente dhe po ua rrezikon vendin e punës shumë njerëzve.

Aq premtuese janë aftësitë e robotit, sa që Microsoft ka njoftuar se do të bëjë një “investim shumëvjeçar, shumë miliarda dollarësh” në teknologjinë revolucionare, e cila po bëhet ‘më e zgjuar’ çdo ditë e më tepër.

Rritja e inteligjencës së kësaj makinerie mund të lë pa punë shumë punëtorë që paguhen mirë, paralajmërojnë ekspertët, transmeton Telegrafi.

“AI po zëvendëson shumë punonjës. Unë mendoj se askush nuk mund ta ndalojë këtë”, tha Pengcheng Shi, profesor i asociuar në departamentin e informatikës dhe shkencave të informacionit në Institutin e Teknologjisë në Rochester, SHBA.

“Ky nuk është ujk që ulëron”, tha Shi për The Post dhe shtoi, “Ujku është tek dera”.

Nga sektori financiar te kujdesi shëndetësor e deri te mediat, një numër i industrive duhen të ndihen të rrezikuara, mendon Shi.

Gjersa AI vazhdon të ketë përparime marramendëse, ai pohon se njerëzve do t’iu duhet pak kohë që ta mësojnë se si mund ta shfrytëzojnë këtë teknologji.

Tashmë, AI po përmirësohet në disa fusha, veçanërisht pas funksionalizimit të ChatGPT – robot inteligjent për bisedë – i cili u lëshua në qarkullim në muajin nëntor dhe është falas për publikun.

Akademia amerikane e shkencës u trondit nga lajmi se ChatGPT kishte arritur rezultate më të larta në një provim se sa shumë studentë në shkollën elitare “Penn Wharton”.

Pasi Darren Hick, një profesor filozofie në Universitetin Furman të Karolinës së Jugut, kapi një student duke mashtruar me mjetin jashtëzakonisht të popullarizuar, deklaroi se kjo teknologji e kishte lënë “pa mend” dhe e kishte futur në mendime të thella se çfarë mund të sjellë e ardhmja.

Hick dhe shumë të tjerë kanë të drejtë të jenë të shqetësuar, vlerëson Chinmay Hegde, një profesor i asociuar i shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë elektrike në Universitetin e New Yorkut.

“Disa punë në sektorë të tillë si gazetari, arsim të lartë, dizajn grafik dhe softuerë – këto janë në rrezik nga AI”, paralajmërin Hegde, i cili e cilëson ChatGPT aktual, si “shumë, shumë të mirë, por jo perfekt”.

Për momentin, gjithsesi.

Arsimi

Siç qëndrojnë gjërat tani, ChatGPT – aktualisht i ndaluar në shkollat e New Yorkut – “mund të mësojë lehtësisht”, tha Shi.

Roboti aktualisht është më efektiv në shkollat e fillore dhe të mesme, por jo edhe në universitete, shtoi ai.

“Edhe pse ka gabime dhe pasaktësi në aspektin e njohurive, kjo mund të përmirësohet lehtësisht. Në thelb, ju vetëm duhet të ‘trajnoni’ ChatGPT”, vazhdoi Shi.

Sa i përket arsimit të lartë, si Shi ashtu edhe Hegde, pohojnë se universitetet do të kenë nevojë për mësimdhënës, por profesori i NYU pranoi se, në teori, AI mund të ligjërojë pa pasur nevojë të mbikëqyret.

Ndërkohë, rolet e edukatorëve po transformohen pothuajse brenda natës. Tashmë po bëhet një luftë e ashpër për të përshtatur metodat e mësimdhënies dhe testimit të nxënësve – duke parë se po sfidohen nga inteligjenca e ChatGPT.

Financa

Wall Street mund të shoh shuarjen e shumë vendeve të punës gjatë viteve të ardhshme, pasi robotët si ChatGPT vazhdojnë të përmirësojnë veten, pohoi Shi.

“Unë përfundimisht mendoj se kjo do të ndikojë në fushën e tregtisë, por edhe në një bankë investimi. Bankat punësojnë shumë njerëz për t’i publikuar të dhënat në Excel”, shpjegoi ai.

Megjithatë, eksperti është i sigurt se vendimet përfundimtare në fushën e financave do t’i lihen përgjithmonë njerëzve, edhe nëse nuk do të kenë nevojë për Excel.

Inxhinieri softuerike

Në rrezik janë edhe dizajnerët e faqeve të internetit dhe inxhinierët për kodime të thjeshta, paralajmëron Hegde.

“Unë shqetësohem për njerëz të tillë. Tani mund t’i kërkoj ChatGPT të krijojë një ueb-faqe për mua – dhe çdo person, i cili do të mund ta bënte këtë për mua, nuk është më i nevojshëm”.

Në thelb, AI mund të krijojë kodin – të përshtatur sipas kërkesës dhe parametrave të një përdoruesi – për të ndërtuar ueb-faqe dhe gjëra të tjera të IT-së.

Ditët e gjata të projektimit do të jenë një gjë e së kaluarës deri në vitin 2026 ose më herët, tha Shi.

“Me kalimin e kohës, ndoshta sot ose tre, pesë, 10 vitet e ardhshme, ata inxhinierë softuerësh, nëse detyra e tyre është vetëm të kodojnë… nuk mendoj se do të nevojiten”, tha Shi.

Media

Teknologjia po has në vështirësi në biznesin e mbledhjes së informacioneve – përpjekjet e fundit të CNET (dhe korrigjimet e mëvonshme në tregimet e saja të krijuara nga kompjuteri) u paraprinë nga The Guardian, i cili i kërkoi softuerit GPT të përshkruante ngjarjet kryesore të vitit 2020 – ku rezultatet ishin kundërthënëse dhe jashtë logjikës së njeriut.

Megjithatë, ka një punë për të cilën teknologjia tashmë është shumë e kualifikuar, sipas Hegde.

“Redaktimi i lajmeve është sigurisht diçka në të cilën bën një punë jashtëzakonisht të mirë. Në mbledhjen e informacioneve dhe krijimin e një artikulli, sigurisht që bën një punë vërtetë të mirë”, tha ai, duke vënë në dukje se ChatGPT është i shkëlqyer në krijimin e titujve interesant.

Një mangësi kryesore – shpëtim për reporterët dhe redaktorët e lajmeve, të paktën tani për tani – është paaftësia e mjetit për të kontrolluar faktet në mënyrë efikase, shtoi ai.

“Mund t’i kërkoni atij t’iu shkruajë një ese ose të prodhojë një histori me citate. Rezulton se citimet, thjesht janë të sajuara”, vazhdoi Hegde. “Ky është një dështim i ChatGPT dhe sinqerisht ne nuk dimë si ta rregullojmë atë”, pohoi ai.

Dizajn grafik

Në vitin 2021, zhvilluesi i ChatGPT OpenAI prezantoi një mjet tjetër, DALL-E, i cili mund të gjenerojë imazhe fantastike sipas kërkesave të përdoruesit. DALL-E së bashku me Doppelgangers, Stable Diffusion dhe Midjourney, përbën kërcënim për shumë njerëz në industrinë e dizajnit grafik, thotë Hegde.

“Më parë, ju do të pyesnit një fotograf ose do t’i kërkoni një dizajneri grafik të bëjë një logo për ueb-faqen tuaj. Kjo tani mund të bëhet në mënyrë automatike duke përdorur teknologji të ngjashme me ChatGPT”, vazhdoi ai.

Shi së fundmi urdhëroi DALL-E të krijonte një portret të lepujve për Vitin e Ri. Rezultati ishte “thjesht mahnitës”.

Megjithatë, Shi vuri në dukje se DALL-E nuk u tregua i suksesshëm në teknikën e përzgjedhjes së nuancave – duke ekspozuar një mangësi aktuale në teknologji.

Çështjet e të drejtave të autorit, AI-së po i krijojnë probleme pasi po bazohet në imazhet e bëra prej të tjerëve.

Getty Images njoftoi kohët e fundit veprime ligjore kundër Stability AI – kompania mëmë e Stable Diffusion – duke pretenduar se programi “kopjoi dhe përpunoi në mënyrë të paligjshme miliona imazhe të tyre”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

iphone- telefon mobil

Pretendimi se përditësimi më i fundit i iOS i bën pajisjet të papërdorshme, ka një zgjidhje për këtë problem

tik tok

TikTok me shërbimin e ri kërcënon Instagramin

meta-logo-1

​Meta prezanton çipin e ri të trajnimit për inteligjencën artificiale

spacex-leshon-me-sukses-raketen-falcon-heavy_5cb0dafb5e977

Sa i ‘rrezikon’ Starlink kompanitë shqiptare të internetit?

iphone- telefon mobil

Messenger bën ndryshime dhe përdoruesit mezi i kanë pritur!

Elon-Musk-cip

Musk: IA do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore deri në fund të vitit të ardhshëm

tik tok

TikTok po zhvillon një aplikacion të ri që do të konkurrojë me Instagram

Apple-1

Apple do të paguajë shuma të mëdha për të licencuar miliona imazhe me Al

Bitcoin

Bitcoin në 72,600 dollarë: halving është afër

INFO

NA NDIQ