Ukraina akuzon Rusinë për shpërthimin e digës në Kherson

INA
INA

06/06/2023

Diga e rëndësishme Kahovka në Ukrainë duket se është shkatërruar. Ukraina dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën për shkatërrimin e saj. Ukraina filloi me evakuimin e banorëve për shkak të vërshimit të ujërave.

Në Kherson, atë zonë jugore ukrainase të pushtuar nga rusët, sipas të dhënave të palëve në luftime, është dëmtuar rëndë një digë në afërsi të frontit. Kievi dhe Moska kanë bërë njëra-tjetrën përgjegjëse për incidentin me pasoja potencialisht të rënda. Komandoja ukrainase e frontit Jug, bëri të ditur, se pushtuesit rusë e kanë hedhur në erë vetë digën në qytetin Nova Kahovka. Guvernatori ushtarak i zonës, Oleksander Prokudin paralajmëroi, se brenda 5 orësh niveli i ujit arrin një nivel kritik. Autoritetet ukrainase kanë paralajmëruar banorët dhe filluan evakuimet. “Përmasat e shkatërrimit, shpejtësia dhe masat e ujit si edhe zonat e mundshme të përmbytjes po verifikohen për momentin”, tha Prokudin. Një media ukrainase, “Kiev Indipendent” publikoi në twitter pamje nga diga e shkatërruar dhe vërshime ujërash.

Ukraina – akt terrori i Rusisë

ImageHidrocentrali KahovkaFotografi: AP/dpa/picture allianceFOTO GALERI
Kreu i administratës rajonale ushtarake ukrainase në Kherson, Prokudin në një video të publikuar në Telegram, tha se Rusia ka kryer një akt tjetër terrori. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thirri menjëherë një takim krize të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, bëri të ditur, sekretari i këtij Këshilli, Oleksij Danilov. “Terroristët rusë”, shkroi Zelensky në Telegram. “Shkatërrimi i digës së hidrocentralit Kahovka i tregon botës, se ata duhet të largohen nga çdo cep i Ukrainës.”

Rusia mohon përgjegjësinë

Pushtuesit rusë nga ana tjetër bënë përgjegjëse goditjet nga Ukraina për dëmtimet në digën Kahovka. “Niveli i ujit është rritur”, tha kryetari i bashkisë i vendosur nga Moska në Nova Kahovka, Vladimir Leontjev për agjencitë shtetërore ruse, por deri tani nuk ka nevojë për evakuimin i civilëve.

Të dhënat nga të dyja palët nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Që në tetorin e kaluar presidenti Zelensky kishte akuzuar Rusinë, se e ka minuar digën dhe kishte paralajmëruar nga shpërthimi i saj. “Nëse ata e bëjnë këtë do të ketë një katastrofë”, tha Zelensky në tetor. Pas sulmit në Ukrainë, Rusia mban të pushtuar rajonin Kherson. Vjeshtën e kaluar, ushtria ukrainase ia doli të çlirojë një pjesë të rajonit, mes tyre edhe kryeqytetin me të njëjtin emër të rajonit, Kherson. Qytetet në jug të Dnjipros mbetën nën kontrollin rus, po ashtu edhe qyteti ku ndodhet diga, Nova Kahovka./DW

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kongresi senati

Senati Amerikan miratoi paketën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Kongresi Senati Amerikan SHBA

Në ankth për Ballkanin, SHBA-ja aspiron angazhim të shtuar

bota-rrezik globi toka

Shënohet Dita e planetit Tokë

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Sot gjyqi ndaj Donald Trump, kush janë dëshmitarët kyç dhe prokurorët e çështjes?

bote popullesia njerzimi

Publikohen shifrat/ Ja sa miliardë ka arritur numri i popullsisë në botë, vendi me më shumë popullsi nuk është më Kina

policia serbe vrasje serbi

Serbi/ Bomba 1 ton e NATO-s çaktivizohet në Nish

termet

Tërmet me 4.2 shkallë të Rihterit godet Turqinë

An Ukrainian national flag flag waves over the center of Kharkiv, Ukraine's second-largest city, Friday, Feb. 4, 2022. The situation in Kharkiv, just 40 kilometers (25 miles) from some of the tens of thousands of Russian troops massed at the border of Ukraine, feels particularly perilous. (AP Photo/Evgeniy Maloletka)

Të paktën 124 dronë rusë godasin Zhaporizhian

biden-zelensky

“Faleminderit, Amerikë”, reagon Zelensky pasi SHBA miratoi “pakon e madhe” për Ukrainën

INFO

NA NDIQ