Ukraina pajtohet me Kroacinë për përdorimin e porteve për eksportin e drithërave

INA
INA

01/08/2023

Ukraina dhe Kroacia janë pajtuar për mundësinë e përdorimit të porteve kroate në Danub dhe në Detin Adriatik për eksportimin e drithërave ukrainase.

Kështu tha më 31 korrik ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, pas takimit me homologun e tij kroat.

Rusia këtë muaj është tërhequr nga marrëveshja për drithërat që kishin ndërmjetësuar Kombet e Bashkuara dhe Turqia.

Kjo ka pamundësuar që Ukraina – një prodhuese globale e drithërave – të eksportojë në mënyrë të sigurt prodhimet bujqësore nga portet në Detin e Zi teksa lufta po vazhdon.“Tani do të punojmë që të ndërtojmë rrugë efikase në këto porte dhe të përfitojmë nga kjo mundësi”, tha Kuleba pas takimit më Gërliq Radman në Kiev.

“Çdo kontribut për të zhbllokuar eksportin, çdo derë që hapet është një kontribut i vërtetë dhe efektiv për sigurinë ushqimore të botës”, tha ai.

Ukraina aktualisht varet nga eksporti përmes rrugëve tokësore në Bashkimin Evropian, por në rrugët alternative përmes Lumit Danub.

Më herët gjatë këtij muaji, Rusia – që ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022 – sulmoi infrastrukturën përgjatë një rruge tokësore që përdoret për eksportimin e produkteve ukrainase.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kovacevski

Kovaçevski i bindur se përsëri do të jetë kryeministër

Talat Xhaferi3

BDI do ta propozojë Talat Xhaferin për kryeministër

MUHAMERI

Zgjedhjet po afrohen, politikanët shfaqen me thesin e babadimrit

kurti vucic

Plani 6 miliardësh i BE-së, Kosova dhe Serbia përfitojnë vetëm nëse zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit e Asociacionin

Dimitar Kovacevski

Kovaçevski: Në gjurmët e Shën Kliment Ohrit, gjuha maqedonase është bërë realitet në Evropë dhe në botë

rusko

Ruskovska: Hetimi fillimisht duhet të vërtetojë qëllimin për vrasjen e Pançes dhe Vanjës

S-600x360

Në samiti BE – Ballkani Perëndimor, Kosovës e Serbisë do t’i bëhet thirrje për normalizim

bagdat

Ambasada amerikane në Bagdad sulmohet me raketa

pendarovski-nato

Pendarovski: Shën Klimenti le të jetë mësim për shoqërinë tonë

INFO

NA NDIQ