Ukraina: Po finalizojmë marrëveshjen për sigurimin e anijeve me drithëra

ina-online
ina-online

21 Gusht, 2023

Ukraina është duke e finalizuar një marrëveshje me kompani globale të sigurimit për t’i mbuluar anijet me drithëra që udhëtojnë drejt dhe nga portet e saj në Detin e Zi, raportoi më 21 gusht Financial Times duke cituar zëvendësministrin e ekonomisë të Ukrainës, Oleksandr Gryban.

Gryban i tha mediumit amerikan se marrëveshja ishte duke “u diskutuar në mënyrë aktive” mes ministrive përkatëse, si dhe bankave vendase dhe grupeve ndërkombëtare të sigurimeve, përfshirë kompaninë Lloyd’s të Londrës, Anglisë.

Gjatë muajit gusht, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e paralajmëruaj se Ukraina do t’i luftojë sulmet e Rusisë në Detin e Zi, në mënyrë që të mundë të importojë dhe eksportojë drithëra dhe mallra të tjera përmes ujërave të tij.

Kjo deklaratë e Zelenskyt, më 8 gusht, erdhi pak ditë pasi dronët detarë ukrainas, të mbushur me eksplozivë, e dëmtuan një anije luftarake ruse, pranë një porti rus, dhe e goditën edhe një cisternë ruse të naftës.

Tensionet brenda dhe përreth Detit të Zi ishin përshkallëzuar në korrik, kur Rusia u tërhoq nga një marrëveshje e cila mundësonte eksportin e sigurt të drithërave nga portet e Ukrainës. Rusia i ka goditur vazhdimisht me dronë dhe raketa portet dhe siloset e drithit ukrainase.

Rusia u tërhoq nga marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, pasi që tha se nuk janë plotësuar kërkesat e saj.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, i propozoi muajin e kaluar presidentit rus ,Vladimir Putin, që ta zgjasë marrëveshjen në këmbim të lidhjes së një dege të bankës bujqësore të Rusisë me sistemin e pagesave ndërkombëtare SWIFT, raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zaporizhzhia-centrali-ukraine-berthamor-1

Ukraina dëmton mbrojtjen ajrore në Krime

Azerbajxhan

Azerbajxhani dhe udhëheqja e Karabakut bisedojnë për “integrimin”

kiev-naten

Shtatë të plagosur pas sulmit rus në Kiev

GRURI

Polonia do të ndalojë furnizimin me armë për Ukrainën për shkak të mosmarrëveshjes së grurit

BLINKEN

Blinken akuza Rusisë: Kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Ukrainë pothuajse çdo ditë

Nagorni-Karabah-780x470

Armëpushim mes Azerbajxhanit e armenëve në Karabak

Zelenski

Zelensky: Nëse Trump e di si ndalon lufta, të na e thotë

Nagorni-Karabah-780x470

Turqia mbështet sulmin e Azerbajxhanit në Nagorni-Karabah

zelenski

Zelensky për Rusinë: Të keqes nuk mund t’i besohet, shihni Prigozhin-in

INFO

NA NDIQ