Ukraina: Rrëzuam 26 dronë rusë gjatë natës

INA
INA

26/09/2023

Rusia e ka sulmuar Ukrainën me 38 dronë gjatë natës, tha të martën forca ajrore e Kievit, duke shtuar se i rrëzoi 26 prej tyre.
Megjithatë, porti i Danubit për eksportimin e drithërave ukrainase, Izmail, u godit sërish.

Dronët që depërtuan e goditën infrastrukturën përreth Izmailit, duke i dëmtuar më shumë se 30 automjete dhe duke i lënduar dy vozitës gjatë sulmit që zgjati dy orë, tha guvernatori rajonal i Odesas, Oleg Kiper.

Që nga korriku, kur Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara e cila mundësonte eksportimin e sigurt të drithërave përmes Detit të Zi, Rusia i ka shtuar sulmet ndaj infrastrukturës së Ukrainës për eksportimin e drithërave në jug të Odesas dhe në rajonet e Mikolavit.

“U regjistrua lëshimi i 38 mjeteve ajrore pa pilot, Shahed-136/131, nga drejtime juglindore”, tha forca ajrore në Telegram.
Forca ajrore dhe njësitë ushtarake i “shkatërruan 26” dronë të prodhuar nga Irani, shtoi ajo.

Izmail, i cili ndodhet në kufi me anëtaren e NATO-s, Rumaninë, është shndërruar në një rrugë kryesore të eksportit për prodhimet bujqësore të Ukrainës, qëkur Rusia u tërhoq nga marrëveshja për drithërat.
Ky qytet është sulmuar vazhdimisht nga dronët rusë gjatë natës në javët e fundit.

Rusia dhe Ukraina janë dy fuqi të madhe bujqësore, furnizimet e të cilave janë jetike për sigurimin e ushqimit botëror.

Pushtimi i Ukrainës nga Moska në shkurt të vitit të kaluar – dhe si pasojë sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë – i kanë destabilizuar tregjet botërore dhe furnizimin me drithëra.

Si pasojë e sulmit gjatë natës së fundit, katër persona u plagosën në fshatin Kiselivka në rajonin e Hersonit, tha guvernatori Oleksandr Prokudin. /REL

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

OBSH

OBSH: Sëmundjet në Gaza mund të jenë edhe më vdekjeprurëse se sulmet ajrore

joshka fisher

Një “rrufe” bërthamore nga Joshka Fischer

bora-3

Në Siberi, -50 gradë – Moska sheh rekord të reshjeve të borës që shkaktuan vonesa dhe anulime të shumta të fluturimeve

bora gjermani dimri

Gjermania paralizohet nga reshjet e dëborës, pezullohen qindra fluturime. Në Bavari u regjistrua sasia rekord prej vitit 1933

policia-franceze-france

Sulm në Paris me thikë e çekan: Një person i vdekur, dy të plagosur

spitali - Gaza

Dita e 57 e LUFTËS! Më shumë se 15 mijë viktima në Gaza, Hamas “breshëri raketash” në Tel Aviv, Izraeli: Nuk ka armëpushim

gaza palestina izrael

IDF ka krijuar “mekanizmin e dekonfliktit” të Gazës me kërkesë të SHBA

erdogan-putin

Rivalitet mes Turqisë dhe Rusisë në Azinë Qendrore

gaza palestina izrael

Ushtria izraelite njofton se ka goditur 400 objektiva në Gaza në 24 orët e fundit

INFO

NA NDIQ