Ukraina shënon 33-vjetorin e pavarësisë, Zelensky: Armiku ynë do të dijë se çfarë është hakmarrja

Picture of INA
INA

24/08/2024

Në një atmosferë të zymtë, Ukraina ka shënuar “Ditën e Pavarësisë”, ndërsa lufta e vendit kundër agresionit rus arrin një moment historik.

Nuk janë planifikuar festime, parada apo koncerte dhe në vend të kësaj ukrainasit do ta shënojnë ditën me përkujtime për civilët dhe ushtarët e vrarë në luftë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe gruaja e tij Olena Zelenska bënë homazhe për ushtarët e rënë dhe morën pjesë në një lutje për Ukrainën.

Në ceremoninë e lutjes morën pjesë krerët e kishave ortodokse dhe greko-katolike dhe myftiu i Krimesë.

Në një fjalim Zelensky u zotua të hakmerret ndaj Rusisë dhe theksoi se lufta e nisur nga armiku tani është përhapur në territorin e saj.

“Ukrainasit i paguajnë gjithmonë borxhet e tyre. Dhe kushdo që dëshiron mjerim në tokën tonë, do ta gjejë atë në shtëpinë e vet. Kjo nuk është një profeci, as lavdi, as hakmarrje e verbër; është një model. Armiku ynë do të dijë gjithashtu se çfarë është hakmarrja. I denjë, simetrik, me rreze të gjatë. Ata do ta dinë se herët a vonë një përgjigje ukrainase do të arrijë në çdo pikë në Federatën Ruse që është burim rreziku për jetën e shtetit tonë dhe popullit tonë”, tha ai.

Presidenti në mënyrë simbolike zgjodhi të regjistrojë fjalimin në qytetin verilindor të Sumy, vetëm disa kilometra nga kufiri rus, ku forcat ukrainase kaluan në Rusi më 6 gusht.

“913 ditë më parë, Rusia nisi luftën e saj kundër nesh, pjesërisht përmes rajonit Sumy. Ata shkelën jo vetëm kufijtë sovranë, por edhe kufijtë e mizorisë dhe sensit të përbashkët, të shtyrë nga një dëshirë e pangopur për të na shkatërruar”, tha ai.

Mes të tjerash Zelensky nënshkroi disa ligje që synojnë Rusinë duke përfshirë ratifikimin e një statuti që i hap rrugën Ukrainës për t’u bashkuar me Gjykatën Penale Ndërkombëtare (IÇ).

Ratifikimi i Statutit të Romës nga ana e Ukrainës rrit shanset që Rusia të ndiqet penalisht për krime lufte që nga fillimi i agresionit të Moskës në shkurt 2022.

Udhëheqësit ukrainas e kanë konsideruar anëtarësimin në IÇ si thelbësore për aspiratat evropiane të Kievit.

Inkursioni i befasishëm i Ukrainës në rajonin e Kurskut të Rusisë, i dha luftës një kthesë befasuese, duke i shtuar një front të ri konfliktit për t’iu kundërvënë përparimeve të Rusisë në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore.

Aktualisht ushtria e Ukrainës pretendon se ka 1200 kilometra katrorë të territorit rus në Kursk, dhe javën e kaluar nisi gjithashtu sulme me dron që kanë goditur ura strategjike dhe fusha ajrore dhe bazat ruse të dronëve.

Ndërkaq presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi për një paketë të re me ndihmë ushtarake për Kievin.

Paketa e re përfshin raketa kundërajrore, pajisjet për dronët, raketa antitanke dhe municion

TË FUNDIT
3 orë
Ukrainasit publikojnë pamjet: Kemi rrëzuar aeroplanin luftarak rus që kushton 50 milionë dollarë
3 orë
Mbi 67 milionë njerëz e shikuan debatin Trump – Harris
1 ditë
Nga shtrëngimet e duarve te shkëmbimet e nxehta, një përmbledhje e debatit Trump- Harris
1 ditë
23 vite nga “11 Shtatori”, SHBA kujton sot sulmet më të mëdha terroriste që shkaktuan mbi tre mijë viktima
2 ditë
11 muaj luftë/ OKB e gatshme të mbikqyrë një armëpushim të mundshëm në Gaza

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

molla-e-kuqe-avioni-aeroplani-turk

Ukrainasit publikojnë pamjet: Kemi rrëzuar aeroplanin luftarak rus që kushton 50 milionë dollarë

tramp haris

Mbi 67 milionë njerëz e shikuan debatin Trump – Harris

harris trump

Nga shtrëngimet e duarve te shkëmbimet e nxehta, një përmbledhje e debatit Trump- Harris

Sulmi_SHBA 11 shtatori

23 vite nga “11 Shtatori”, SHBA kujton sot sulmet më të mëdha terroriste që shkaktuan mbi tre mijë viktima

gaza

11 muaj luftë/ OKB e gatshme të mbikqyrë një armëpushim të mundshëm në Gaza

blinken

Blinken: SHBA do të vazhdojë të mbështesë RMV-në në rrugën eurointegruese

harris trump

Sondazhi i New York Times: Trump 48%, Harris 47%

Dik Cejni

Republikani Dik Çejni përkrah Kamal Harisin: Trump kërcënimi më i madh për SHBA-të

lutje xhami

Vendi me shumicë myslimane që po i ndalon mjekrat e gjata

INFO

NA NDIQ