Ukraina thotë se ka marrë nën kontroll 1000 km katror të territorit rus

Picture of INA
INA

13/08/2024

Komandanti i lartë i Ukrainës ka thënë se forcat e Kievit kontrollojnë 1,000 km katrorë të territorit rus, teksa po kryejnë inkursionin e tyre më të madh ndërkufitar në dy vjet e gjysmë të luftës në shkallë të plotë.

Komandanti Oleksandr Syrskyi tha se Ukraina vazhdoi “të kryejë një operacion sulmues në rajonin e Kurskut” shtatë ditë pasi filloi, raporton BBC.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se Rusia u kishte sjellë luftë të tjerëve dhe tani ajo po kthehet në Rusi, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Por udhëheqësi rus Vladimir Putin e përshkroi ofensivën si një “provokim të madh” dhe urdhëroi forcat ruse “të dëbojnë armikun nga territori “.

Një numër në rritje njerëzish janë evakuuar nga rajoni perëndimor i Rusisë për shkak të frikës për sigurinë e tyre, me 59,000 të tjerë që u është thënë të largohen.

Guvernatori lokal tha se rreth 28 fshatra në zonë kishin rënë në duart e forcave ukrainase, se 12 civilë ishin vrarë dhe se “situata mbetet e vështirë”.

Trupat ukrainase filluan sulmin e tyre të befasishëm të martën e kaluar, duke përparuar deri në 18 milje (30 km) në Rusi.

Ofensiva thuhet se ka rritur moralin në palën ukrainase, por analistët thonë se strategjia sjell rreziqe të reja për Ukrainën.
Një burim i lartë ushtarak britanik, i cili kërkoi të mos përmendet emri, i tha BBC-së se ekzistonte rreziku që Moska të zemërohet aq shumë nga ky inkursion sa mund të dyfishojë sulmet e saj ndaj popullsisë civile dhe infrastrukturës së Ukrainës.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se mijëra trupa janë të angazhuar në operacion, shumë më tepër se inkursioni i vogël i raportuar fillimisht nga rojet kufitare ruse. /Reporteri.net/

TË FUNDIT
34 minuta
Kryeparlamentari Gashi priti në takim ambasadorin bullgar, Radukov
4 orë
Ragmi Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit kuq e zi
4 orë
Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve
7 orë
Ashpërsohen raportet mes Shkupit dhe Sofje, akuza mes ministrave dhe politikanëve
7 orë
Mexhiti: Së shpejti në Qeveri do të kalojë projekti për parkingun nëntokësor në Çarshinë e vjetër me vlerë 20 milionë euro

ME TE LEXUARA

2 ditë
Mori para edhe nga Kosova, si u fuqizua ekonomikisht e politikisht Milan Radoiçiç?
16 orë
“As Trump, as Harris”, sindikata e punëtorëve ne SHBA refuzon të mbështesë kandidatët presidencialë
7 orë
Ashpërsohen raportet mes Shkupit dhe Sofje, akuza mes ministrave dhe politikanëve
2 ditë
‘Largimi i trurit’ po bëhet një nga problemet më shqetësuese në Ballkanin Perëndimor!
14 orë
VLEN: Të zbardhet se kush ka përgjegjësinë për korrupsionin me lotarinë, përmend emra
4 orë
Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve

LEXO MË SHUMË

IMG_0678

Kryeparlamentari Gashi priti në takim ambasadorin bullgar, Radukov

IMG_0675

Ragmi Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit kuq e zi

blerand

Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve

bullgari-maqedoni

Ashpërsohen raportet mes Shkupit dhe Sofje, akuza mes ministrave dhe politikanëve

mexhiti izet

Mexhiti: Së shpejti në Qeveri do të kalojë projekti për parkingun nëntokësor në Çarshinë e vjetër me vlerë 20 milionë euro

mjeke

Pagesa e kujdestarive, rritje pagash, borxh deri në 5 miliardë denarë – Këto janë keqpërdorimet nga ish-drejtorët shëndetësor

bari delet

Greqi, përhapet murtaja te dhitë dhe delet – Ja sa do të jetë dëmi nëse përhapet edhe në vend

edi rama

Sfidat e Shqipërisë për në BE, Rama: Duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

Maqedonia abstenoi, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbështeti rezolutën palestineze për përfundimin e luftës me Izraelin

INFO

NA NDIQ