Ulet numri i shqiptarëve që emigrojnë dhe qëndrojnë në Greqi

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28/04/2023

Greqia po vlerësohet si një vend gjithnjë e më pak tërheqës për emigracionin shqiptar, ndryshe nga vitet e mëparshme kur ishte vendi që kishte numrin më të madh të shqiptarëve me leje-qëndrime, por edhe numrin më të madh të refugjatëve shqiptarë që hynin pa dokumente në territorin grek nga kufiri i gjelbër.

Të dhënat e Ministrisë greke të emigracionit dhe Azilit për tre muajt e parë të vitit 2023 flasin se numri i qytetarëve shqiptarë me leje-qëndrimi në Greqi, në muajin mars të këtij viti ishte rreth 281 mijë, të cilët përbëjne 60.1 % të të huajve me leje-qëndrimi të rregullt në këtë vend.

Numri i shqiptarëve me leje-qëndrimi në Greqi në mars të këtij viti është dukshëm më i ulët se marsi i vitit 2022 ku sipas të dhënave të Ministrisë greke të Emigracionit shënoheshin rreth 419 mijë shqiptarë me leje-qëndrimi, të cilët përbënin 62,6% të të huajve të rregullt në Greqi.

Rënia e ndjeshme e numrit të emigrantëve të rregullt shqiptarë në Greqi sipas analistëve të emigracionit lidhet me disa faktorë.

Faktori më madhor në uljen e numrit të shqiptarëve në Greqi vlerësohet një prirje e re e emigrantëve shqiptarë që punonin e jetonin prej vitesh në Greqi të emigrojnë drejt vendeve të tjera europiane.

Migrimi i ri i brezit të dytë është kthyer në një dukuri pasi shumë të rinj shqiptarë po largohen tani nga Greqia drejt vendeve si Anglia, Gjermania, Holanda dhe zonat e Europës Veriore, pas vështirësive në Greqi me punësimin dhe pagat e ulëta.

Rënia e emigracionit shqiptar në Greqi ka një ndikim të madh edhe në zonat kufitare shqiptare me vendin fqinj. Emigrantët që tani largohen nga Greqia drejt vendeve europiane nuk kthen më si më parë në zonat e tyre në Shqipëri për punët sezonale duke thelluar braktisjen e mjaft fshatrave sidomos nga të rinjtë.

Ndërkohë faktorët e tjerë të rënies së numrit të shqiptarëve me leje-qëndrimi lidhen me procedurat e lëshimit të lejeve të cilat vijojnë të ecin me ngadalësi, ndërsa një kategori e emigrantëve shqiptarë të brezit të dytë kanë përfituar nënshtetësinë greke duke mos aplikuar më për leje qëndrimi.

Të dhënat e Ministrisë greke të Emigracionit flasin për një rënie të ndjeshme tre muajt e parë të këtij viti edhe të emigrimit të parregullt të shqiptarëve drejt Greqisë dhe kërkesave për azil.

Ndërsa pak vite më parë shqiptarët kryesonin listën e të huajve të parregullt që hynin në Greqi, sipas Ministrisë greke të Emigracionit ata nuk renditen më nga janari në mars të vitti 2023 në listën e 10 vendeve me numrin më të madh të të huajve të parregullt që hyjnë në Greqi.

Sipës të dhënave të Ministrisë greke të Emigracionit kjo listë kryesohet tani nga emigrantët e parregullt nga Afganistani, Siria dhe Pakistani dhe emigrantët e parregullt shqiptarë që kanë hyrë pa dokumente të rregullta në Greqi përmes kufirit të gjelbër mes të dy vendeve janë në tre muajt e këtij viti në shifra të papërfillshme.

Sipas Ministrisë greke të emigracionit dhe Azilit në dhjetor të vitit 2022 shqiptarët renditeshin të tetët në listën e dhjetë vendeve me kërkesat për azil ku kishin paraqitur 1289 kërkesa me rreth 3,5 % të toalit prej 37.362 që ishin paraqitur nga të huajt.

Shqiptarët përbënin deri në dhjetor të vitit 2022 edhe një numër të lartë të apelimeve pas refuzimit të azilit në shkallën e parë me 1.494 kërkesa të cilat përbënin rreth 8,9% të 16.830 apelimeve për azil nga të huajt në Greqi për vitin 2022.

Por në periudhën janar-shkurt të këtij viti numri i aplikimeve për azil nga shqiptarët në Greqi ra ndjeshëm në rreth 80 kërkesa gjithsej.

Edhe numri i apelimeve për tremujorin janar-mars të këtij viti nga shqiptarët që u është refuzuar azili nga autoritet greke ishte vetëm 185 kërkesa.

Sipas të dhënave të Ministrisë greke për Migracionin dhe Azilin shqiptarët përbëjnë kategorinë me numrin më të vogël të njohjeve të kërkesave të azilit, me rreth 0,25% të rasteve.

Kjo, pasi Greqia prej disa vitesh e konsideron Shqipërinë si “vend të sigurt” dhe ka gjithnjë e më pak mundësi që shtetasit shqiptarë të referohen në azil.

Sipas vetë emigrantëve shqiptarë që aplikojnë për azil në shumë raste kërkesat e tyre lidhen me shmangien e deportimit drejt Shqipërisë./VOA/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-02-26-00-40-56-655_com.facebook.katana-edit

Shqiptari që ka restorant në Gjermani s’ua merr asnjë cent klientëve shqiptarë

punetoret-800x445

Si e humbi jetën mërgimtari 43 vjeçar në Itali

protesta-nju-jork2

Shoqata Malësia e Madhe në New York, zgjodhi kryesinë e re : Kryetar i ri me mandat dy vjeçar u zgjodh Senad Lulanaj

shtetesia amerikane lotaria

Tarifat e aplikimit për shtetësi amerikane do të rriten për herë të parë në 8 vjet

qendra kulturore zagreb

Hapja solemne e Qendës Kulturore Shqiptare në Zagreb

policia gjermane gjermani

41-vjeçarja nga Maqedonia goditet me thikë nga burri i saj në Gjermani në sy të djalit të saj të mitur

supermarketet-800x445

Në të ardhmen, Coopi zviceran do të shesë perime nga Shqipëria

zvicer-policia

Shtetasi i Maqedonisë dëbohet nga Zvicra

femijet mergimtare greqi diaspora

Mimoza Hysa: 8 milionë folës të shqipes që jetojnë jashtë vendit, domosdoshmëri ruajtja e gjuhës shqipe

INFO

NA NDIQ