Ulje të çmimeve për pijet, perimet dhe pemët në Maqedoni, Kovaçevski jep detaje

ina-online
ina-online

26/09/2023

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot përmes një konference me mediat paralajmëroi zgjerimin e listës së produkteve me çmim të garantuar.

Pas analizave të Qeverisë, siç tha ai, është konstatuar se duhet të ketë ulje shtesë të çmimeve, përcjell INA.

Sipas tij, në disa produkte ulja do të jetë nga 10 në 30 për qind.

Lista e sotme përfshin edhe pije joalkoolike, ujë të gazuar dhe jo të gazuar si dhe birrën.

“Ne gjithashtu morëm një vendim të ri për uljen e marzhit për pemët dhe perimet, që do të ulë edhe më tej çmimet për 30 për qind për këto produkte. Prodhuesit e pijeve joalkoolike dhe ujit i janë bashkuar masës së çmimit të garantuar si kompani shoqërore përgjegjëse me iniciativë të tyre dhe kjo është për t’u përshëndetur”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se Qeveria me propozim të Ministrisë së Ekonomisë ka marrë një vendim të ri për uljen e çmimeve në tregtinë me shumicë dhe pakicë.

Me uljet e reja të çmimeve, të cilat do të hyjnë në fuqi nga nesër, birra, pijet e gazuara dhe jo të gazuara, me përjashtim të pijeve energjetike, do të bëhen më të lira, po ashtu do të ulen çmimet e ujit natyral të gazuar dhe ujit natyral.

“Me këtë vendim, çmimet më të larta të produkteve përcaktohen në nivel çmimesh, me përjashtim të çmimeve të shitjes, të cilat janë aplikuar më 19 shtator 2023 në tregtinë me shumicë, janë ulur për 10 për qind. Shitësit me pakicë janë të obliguar që produktet t’i shënojnë qartë me mbishkrimin “çmimi i garantuar”, theksoi Kovaçevski.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Blinken

Sekretari amerikan Blinken pasdite vjen në Shkup

lavrov

Çfarë ndodhi në Samitin e OSBE-së në Shkup, si ardhja e Lavrov shkaktoi përçarje

osbe shkup

Ndryshimet në komunikacion dhe shkurtimi i orarit të punës së disa institucioneve – gjithçka që duhet të dini për Samitin e OSBE-së në Shkup

angellov-kodra-e-diellit

Stojançe Angellov: Hoqëm flamurin shqiptar në oborrin e kishës në Kodrën e Diellit

OSBE OSCE MPJ Shkup

OSBE – forum multilateral për dialogun mes Perëndimit dhe Lindjes

Aeroporti_Shkupit-750x430-1

Qarkullimi ajror do të zhvillohet rregullisht gjatë takimit të OSBE-së në Shkup, nuk priten vonesa

Borell

Borell vjen në takimin e OSBE-së në Shkup, por nuk do ta takoj Lavrovin

mexhiti kasami gashi opozita len

Opozita shqiptare nënshkroi Deklaratën e Koalicionit, Gashi, Kasami dhe Mexhiti porosi nga Tetova

Elmi Aziri

Aziri tregon se kur ASH do të marr vendimin e koalicionimit, i çon porosi edhe Bujar Osmanit (VIDEO)

INFO

NA NDIQ