Ulqini një perlë e vërtet e trojave shqiptare/VIDEO

Ulqini, një perlë e harruar në Adriatik. Si asnjëherë me parë me syrin e kamerës Gëzim Mavriq sjellë bukuri të pashkelura natyrore që ka Ulqini. Sa më shumë që e viziton aq më shumë vende të reja i zbulon. Nën titullin “Endless Summer – Adventure Awaits, Ulqin” do të keni mundësi që për herë të parë të shihni vendet më të bukura për “arratisje” në Ulqin.

Nga lindja në përëndim si dhe aventurat e ndryshme që ju mund ti përjetoni në Ulqin gjat gjithë verës, kjo është ajo se çfar përcjell kjo video.

E vjetra, siç janë ullinjtë e lashtë, shtëpizat e drurit në Bunë dhe vija bregdetare mbi 20 km që ofron Ulqini bashkjetojnë më së miri me kajtin (Kite Surfing, Diving, Boating), pishinat dhe rininë. Eksplorimi i vendeve që deri tani pothuajse kanë fjetur, janë zgjuar nga kjo vizitë e cila dita ditës do të shtohet pas vënjes në pah të tyre.

Kjo është edhe një video më shumë ndër të shumtat që ka realizuar Gëzim Mavriq mbi bukuritë e Ulqinit, me syrin spikatës dhe realizim teknik të nivelit botëror. Mavriq shprehet falenderues ndaj atyre që e përkrahin punën e tij, ku në këtë rast përkrahja më e madhe ka qënë nga Komuna e Ulqinit, Corona Extra, Restoran La Tavola, Eneida Apartments dhe Aquarius Beach.

Në këtë rrugëtim Gëzimi nuk është vetëm, por ka përkrahjen e shoqërisë të cilët njëjtë si ai e duan Ulqinin. “E shetita botën, qetësi nuk gjej, e kalova oqeanin të gjith janë humb… Ulqini është vendi më i bukur, bota duhet ta mësojë këtë gjë, ëndrra ime do të realizohet edhe falë zhvillimit teknologjik, të gjithë do të dëgjojnë dhe do ta vizitojnë Ulqinin” shprehet Gëzim Mavriq. (INA)