Ulqini së shpejti me shtatoren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut

0

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut do të vendoset në rrethrrotullimin, në qendër të qytetit të Ulqinit, tek ndërtesa e Komunës.

Edhe bulevardi në të cilin gjendet rrethrrotullimi mban emrin e këtij heroi kombëtar shqiptar. Sipas të përditshmes Vijesti, nga informacioni i marrë nga kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq, Ministria e kulturës së Mali të Zi për këtë i ka dhënë pëlqimin Komunës së Ulqinit, transmeton Ulqini Online. Poashtu mësohet se në bazë të projektit të arkitetktit Shpetim Maraj në pjesën frontale të shtatores do të shkruhet në gjuhën shqipe ”Gjergj Kastioti Skenderbeu 1405 – 1468” si dhe në gjuhën malazeze ”Đerđ Kastrioti Skendebeg 1405 – 1468”.