Ulqini vazhdon të “pushtohet” nga turistët, ja numri gjatë kësaj jave

0
SONY DSC

Në mesin e shtatorit vazhdon vizita shumë e mirë e mysafirëve në rivierën e Ulqinit, njoftohet nga Organizata Turistike. Sipas të dhënave nga e premtja, numri i mysafirëve të regjistruar është 14.810 ose tre herë më i lartë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Vizita më e mirë është në akomodimin privat ku janë evidentuar 11.685 mysafirë, në hotele 2.906, gjersa në kampe pushojnë 219 mysafirë.