Ultimatumi i Borellit/ Rama: Zgjidhni konfliktin para se BE të zbatojë masa të forta

INA
INA

3 Qershor, 2023

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ultimatumit të Bashkimi Evropian, i cili përmes një deklarate të shefit të politikës së Jashtme Josep Borell i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të marrin masa menjëherë për të ulur tensionet, duke paralajmëruar se nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë do të ketë pasoja negative për të dyja palët.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të marrin masa për të shtensionuar situatën, t’i japin fund retorikës përçarëse dhe të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i pa bashkërenduar. Qetësia duhet të rivendoset urgjentisht. Bashkimi Evropian është i gatshëm të zbatojë masa të vendosura. Dështimi për të ulur tensionet do të çojë në pasoja negative”, thuhej në deklaratën e Borell në emër të vendeve të bllokut.

Kjo deklaratë është shpërndarë nga kryeministri Rama i cili mbështet qëndrimin e BE. Sipas Ramës BE-ja nuk mund të ishte më e qartë ndaj i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zgjidhin konfliktin përpara se Brukseli të ndërmarra masa drastike ndaj tyre. Kreu i qeverisë shqiptare shton se pasoja nëse palët nuk do të zbatojnë kërkesat, do të ishte e vetë-shkaktuar.

“BE-ja nuk mund të ishte më e qartë! Vazhdimi me këtë mosplan absurd duke vendosur policinë për të mbrojtur ndërtesat boshe ku zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë për të kënduar në kufirin e një vendi tjetër nuk mund të ishte më vetëshkakuese dhe më pak evropiane.”, shkruan Rama.

Bashkimi Evropian i nënvizoi Kosovës 3 kërkesa, me në krye përsëritjen e zgjedhjeve.

“Presim që Kosova të veprojë në mënyrë që nuk e përshkallëzon situatën, dhe të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Kryetarët e komunave duhet t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. Zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse. Presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

denari-756x420-696x387-1

Prej sot fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

Screenshot-4-2-696x414

Dogana e Maqedonisë konfiskoi disa motoçikleta dhe disa pajisje për automjete

daniel server

Daniel Serwer përmend skenarët e rrezikshëm të Serbisë dhe Rusisë

lajcak

Lajçak mund të largohet së shpejti nga detyra e emisarit për dialog?!

Onkologija Onkologjia shkup

Protestat vazhdojnë, drejtësi për viktimat e Onkologjisë

albin kurti

Kurti: Sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh plan për aneksimin e veriut

rozeta hajdari

Grabitet shtëpia e ministres së Qeverisë Kurti

Wiliam-walker

Walker: Pse u lejua të largohej grupi i armatosur i Banjskës?

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

INFO

NA NDIQ