Ultrasit e Milanit e bojkotojnë klubin

Picture of INA
INA

16/05/2025

Tifozëve të Milanit u është ndaluar pjesëmarrja në ndeshjen e së dielës ndaj Romës në Serie A, por grupi i ultrasve “Curva Sud” ka deklaruar se do ta bojkotonin gjithsesi këtë takim, në shenjë proteste për paraqitjet e dobëta të skuadrës.

Ndeshja zhvillohet të dielën në “Stadio Olimpico”.

Në teori, situata do të duhej të ishte e thjeshtë për tifozët kuqezi, të cilët ishin të pranishëm edhe në finalen e Kupës së Italisë kundër Bolognas një natë më parë.

Megjithatë, disa akte vandalizmi brenda dhe përreth stadiumit kanë bërë që autoritetet lokale të ndalojnë shitjen e biletave për personat që banojnë jashtë rajonit të Lazios.

Gjithsesi, ultrasit e Milanit kishin njoftuar më herët në rrjetet sociale se do ta bojkotonin ndeshjen në shenjë revolte për humbjen në finalen e Kupës.

“Pas performancës së turpshme të mbrëmshme, që është vetëm shembulli i fundit i një sezoni të ndërtuar mbi paaftësinë e drejtuesve dhe një skuadër pa as edhe një grimcë krenarie, të dielën do t’ju lëmë vetëm me turpin tuaj!”

“Ky vendim është marrë pavarësisht ndalesave të çmendura të udhëtimit, për të cilat është folur prej ditësh.”

Ultrasit e “Curva Sud” janë në protestë kundër klubit dhe skuadrës prej disa muajsh, duke shfaqur herë heshtje totale në tribunë, herë boshatisje të qëllimshme të Curvës për 15 minutat e para, ose duke sharë në vazhdimësi drejtuesit e klubit.

Në tribunat e stadiumeve ka shfaqur vazhdimisht një pankartë që thotë: “Vetëm për fanellën.”

TË FUNDIT

Jonida Maliqi në pushime me djalin, ja sa është rritur

Qeveria e miratoi propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë

Sela: Ligji NUK KALON

Katër receta me ujë e limon për humbje të peshës

VIDEO/Zbulohet banorja e parë e Big Brother VIP Albania 5?

SHBA zgjat për një vit gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor: Kërcënohet siguria

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË