“Unë e ti lidhje s’kena mo”, mesazhet e koduara të Elgitit

Artisti Elgit Doda, pati paralajmëruar se së shpejti do ta publikojë projektin e ri muzikor.

Sipas Elgitit, do të ishte një trilogji e këngëve dy nga të cilat janë publikuar, “Toxic Love”, “Ku je”.

Së fundmi përmes InstaStory, Doda njoftoi se fundi i trilogjisë në të cilën ka punuar tashmë sa kohë, thotë se “ajo dashuri nuk është për ty..”.

Minuta më parë, ai publikoi sërish një InstaStory, e përsëri me një mesazh.

“S’ka mo ku je je as si qenka dashnia.. Unë e ti lidhje s’kena mo”, ka shkruar Elgiti.

Kujtojmë se, e gjithë kjo trilogji, lidhet ngushtë me situatën e krijuar nga shoku i tij i ngushtë, aktori Donald Veshaj, i cili momentalisht është në shtëpinë e madhe të Big Brother Albania Vip.