Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka vlerësuar vendimin qeveritar rreth miratimit të Dekretit që uniformat e policisë të bëhen edhe në gjuhën shqipe.
“Qeveria miratoi ndryshimet në Dekretin që formalizon përdorimin e gjuhës shqipe edhe në uniformat e policisë. Një tjetër detyrë e kryer me sukses konform Kushtetutës dhe Ligjit që reflekton zbatimin e përpiktë të parimeve të barazisë si garancë e progresit të vendit tonë”, nënvizoi kreu i BDI-së.(INA)