Unitedi hyn në garë për yllin e Lazios

Manchester United ka hyrë në garë për qendërmbrojtësin holandez, Stefan de Vrij

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho nuk është i lumtur me qendërmbrojtësit e tij dhe kërkon të përforcohet gjatë verës së ardhshme.

Dëshira kryesore e tij është qendërmbrojtësi i Lazios, Stefan de Vrij, i cili po vazhdon të shkëlqejë ndeshje pas ndeshje, shkruan Express.

Por, ata do të kenë konkurrencë të fortë për holandezin, i cili po kërkohet edhe nga Chelsea dhe Liverpool. /Express/