Universitetet nga Maqedonia e Veriut në listën e Shangajit

0

Universitetet e Maqedonisë së Veriut edhe sivjet nuk u gjetën në Listën e Shangajit, ku janë të radhitur mbi 1 mijë universitetet më të mirë në botë. Në këtë listë të rangimit të universiteteve botërore për 2019, në vendin e pare vazhdon të jetë Universiteti i Harvardit (për 17 vjet mban vendin e parë). Në vendin e dytë është Stenford nga SHBA dhe në vendin e tretë Universiteti Kembrixh në Britani, përcjellë INA.

Në dhjetëshen e parë janë edhe universitetet: MIT, Berkli, Prinston, Oksford, Kolumbia, Kaltec dhe Cikago. Në Evropë, përpos Kembrixhit dhe Oksfordit, më mirë janë të radhitur Universiteti i Londrës, Cyrihut, Imperial Kolegj në Britani si dhe Universiteti i Kopenhagës. Në Ballkan, mes vendeve nga 300 deri 400 është radhitur Universiteti i Athinës, ndërsa Universiteti i Zagrebit dhe ai i Beogradit janë të radhitur mes vendeve 400 dhe 500.

Sipas kësaj liste, Universiteti i Shkupit radhitet në vendin e 1568, Universiteti i Shtipit në vendin e 3279, Universiteti i Evropës Juglindore në vendin e 3881, Universiteti i Tetovës në vendin e 4912 si dhe Universiteti i Manastirit në vendin e 5697.

Kriteret kyçe për rangim të mirë janë: numri i publikimeve shkencor në revistat ndërkombëtare, numri i fituesve të çmimeve Nobel dhe medaljet Fildsou. (INA)