Universiteti i Evropës Juglindore përpiqet t’i përfshijë të gjithë studentët në mësim intern

0

Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë bën të ditur se duke pasur parasysh masat e ndërmarra nga Qeveria për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit, te ne janë aktivizuar të gjitha mekanizmat që mësimi të jetë gjithëpërfshirëse dhe inkluzive në internet. Po bëhet përpjekje që të gjithë të përfshihen me mënyrën e këtillë të mësimit.

“Rreth dy të tretat e studentëve marrin pjesë në mësim përmes Internetit, por me intensifikimin e këtij modeli pritet të ketë përfshirje të plotë. Zbatimi i mësimit onlajn është një proces i vështirë për arritje sepse nevojitet pajisje, kapacitet të internetit mbështetje TI dhe trajnim. Ky është një proces dydrejtimesh, ku studentët dhe profesorët zbatojnë aktivitete virtuale të sinkronizuara të video-komunikimit, bashkëngjitje e materialeve, evaulim dhe vlerësim”, theksoi rektori pro, dr. Abdulmenaf Bexheti.

Rrjedhimisht ka 497 orë virtuale aktive për semestër. E-majli konsiderohet dokument zyrtar edhe për kuadrin akademik, dhe për atë administrativ.

“Nga fillimi, materialet themelore për kurse të Universitetit janë të kapshme përmes Internetit përmes atyre komerciale dhe sistemeve për menaxhim me kurset që i zhvillon vetë institucioni. Nga viti 2015 UEJL ka filluar me sistemin e ri për ligjërim me 28 programe. Përdoret sistemi “re” (cloud) për vendosjen e vëllimit më të madh të dokumenteve. Biblioteka e Universitetit siguron qasje deri te bazat elektronike të të dhënave me resurse të lidhura me fushat akademike me interes të Universitetit (Academic Planning Google Drive)”, thekson prorektori Radevski.

Semestrin e kaluar në mënyrë elektronike janë zbatuar 4938 aktivitete.