Fakulteti Juridik i Harvardit, një nga institucione më prestigjioze të arsimit të lartë në botë, ka vendosur një varg të Kuranit në hyrjen kryesore të Bibliotekës së Fakultetit, duke përshkruar ajetin si një nga shprehjet më të mëdha të drejtësisë në histori.
Ky është në shqip ajeti për të cilin po flasim:
“O Besimtarë!
Bëhuni zbatues të palëkundur të drejtësisë, duke dëshmuar në emër të Allahut, qoftë edhe kundër vetes tuaj, prindërve apo të afërmve tuaj. Qoftë i pasur apo i varfër ai (për të cilin dëshmon), Allahu është për ata vlerësuesi më i drejtë.
Mos ndiqni pra dëshirat tuaja e t’i shmangeni drejtësisë!
Nëse e shtrembëroni dëshminë ose shmangeni prej saj, dijeni se Allahu është i gjithëdijshëm për atë që veproni!”|Kuran, 4:135|