Universiteti i New Yorkut në Tiranë si vlerë e shtuar e arsimit në Shqipëri

Universiteti i New Yorkut në Tiranë (UNYT), pjesë e Fondacionit Turk Maarif, me kampusin e ri të inauguruar dëshiron të vazhdojë të kontribuojë në arsimin e lartë në Shqipëri.
Kryetari i Fondacionit Turk Maarif, Birol Akgün, duke folur për Anadolu Agency (AA) tha se si fondacion zhvillojnë aktivitete arsimore në 51 vende dhe kanë rreth 50 mijë nxënës.
Ai theksoi se universiteti në Shqipëri është i vetmi universitet i fondacionit.

“Këtu në Tiranë, ne ofrojmë një arsim shumë cilësor në Universitetin New York në Tiranë, të cilin e kemi blerë dhe e kemi bërë pjesë e strukturës sonë vitet e fundit”, tha Akgün.
Akgün po ashtu tha se shpreson që në këtë universitet dhe drejtimet e tij, të edukohet një rini që do të ndërtojë ardhmërinë e Shqipërisë.

“Kjo popullatë e re i përkushtohet zhvillimit të vendit të vet dhe kontribuon në zhvillimin e një vendi mik si Shqipëria. Në të njëjtën kohë, ato kontribuojnë në thellimin e marrëdhënieve tona shumëdimensionëshe që zhvillohen me shpejtësi midis Türkiyes dhe Shqipërisë”, theksoi ai.
Akgün informoi se

Në kuadër të universitetit siç potencoi Akgün kanë themeluar edhe Institutin e Hulumtimeve Ballkanike, në kuadër të të cilit planifikojnë të kontribuojnë në punime të ndryshme rreth marrëdhënieve të Türkiyes me Ballkanin.

Erdemir: Duam të vazhdojmë të japim kontribut të rëndësishëm në arsimin e lartë të Shqipërisë

Rektori i UNYT-së, Erkan Erdemir, nga ana tjetër tha se këtë vit shënojnë 20-vjetorin e themelimit të universitetit.

Ai vuri në dukje se gjatë kësaj periudhe UNYT është bërë një nga institucionet arsimore kryesore në Shqipëri.

Erdemir njoftoi se në kuadër të UNYT-së gjenden 3 fakultete, Fakulteti i Ekonomisë dhe Biznesit, Fakulteti i Shkencave Sociale si dhe Fakulteti i Inxhinierisë.

“Një ndërtesë krejt e re e pajisur me mundësi të teknologjisë së lartë. Prandaj, me këtë ndërtesë duam të vazhdojmë të japim kontribut të rëndësishëm në arsimin e lartë të Shqipërisë”, u shpreh Erdemir duke folur rreth kampusit të ri.

Kampusi i ri i UNYT i cili ndodhet në kilometrin e 2-të të autostradës Tiranë-Elbasan, ka një sipërfaqe prej 3.000 metrash katrorë, dhe me godinën e re 3-katëshe tërheq vëmendjen me dizajnin arkitekturor modern dhe klasat e pajisura me teknologji të lartë për të përmbushur nevojat e sotme arsimore.

Rreth UNYT

Sipas Universitetit të New Yorkut në Tiranë, ky universitet, pjesë e Fondacionit Turk Maarif, është i vetmi institucion arsimor ndërkombëtar në botë që përfaqëson Türkiye-n në 6 kontinente, 51 shtete, 441 institucione arsimore dhe 50 mijë studentë; si institucion i arsimit të lartë, i cili ofron diplomën e parë private ndërkombëtare, të dyfishtë në Shqipëri.

I themeluar në vitin 2002, UNYT është universiteti i parë privat në Shqipëri. Universiteti, i cili ka ofruar mundësinë e marrjes së një diplome të dyfishtë (shqiptare dhe amerikane) që nga themelimi i tij, funksionon nën administrimin e Fondacionit Turk Maarif që nga viti 2018. Universiteti përbëhet nga tre fakultete, si Fakulteti i Ekonomisë dhe Biznesit, Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës dhe Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale.

UNYT, me një përvojë 20-vjeçare në arsimin e lartë, është një universitet lider me mësimdhënie në gjuhen angleze, stafin akademik ndërkombëtar dhe mjedisin multi-kulturor dhe dinamik arsimor që ofron për studentët e tij. Në UNYT aktualisht studiojnë 700 studentë nga 16 vende të ndryshme.

Sipas UNYT, universiteti ka krijuar marrëveshje për shkëmbimin e studentëve dhe stafit dhe bashkëpunimin akademik me 37 universitete nga 17 vende në kuadër të programeve të bashkëpunimit dhe shkëmbimit ndërkombëtar.TRT