Universiteti i Tetovës dhe Universiteti “Aristotel” nga Selaniku nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Picture of Ina Online
Ina Online

29/05/2025

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, e priti sot në takim një delegacion nga Fakulteti Juridik i Universitetit “Aristotel” të Selanikut, me qëllim vendosjen e bashkëpunimit akademik ndërmjet dy institucioneve.

Delegacioni grek përbëhej nga Prof. Dr. Panagiotis Glavinis – dekan i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Angelos Kornilakis – profesor i së drejtës civile, Aris Tachinozlis – koordinator i kongresit dhe Alexandar Bondiek – sekretar i programit të masterit në gjuhën angleze, për të drejtën evropiane të biznesit dhe ekonomisë. Në pritjen zyrtare morën pjesë edhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihi, prodekania për shkencë në Fakultetin Juridik, Prof. Dr. Njomza Selimi – Osmani, udhëheqësja e zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare, Doc. Dr. Hatibe Deari – Zeqiri, si dhe znj. Valmisa Novi, udhëheqëse e kabinetit të Rektorit.
Gjatë këtij takimi u nënshkrua memorandum bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit Juridik të Universitetit “Aristotel” dhe Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, që synon thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme akademike dhe kërkimore, me fokus në afrimin e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian dhe harmonizimin e legjislacionit vendor me kornizën ligjore acquis communautaire.
Sipas marrëveshjes, Qendra për Kulturën Evropiane Juridike e Universitetit “Aristotel” do të shërbejë si mekanizmi kryesor për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta. Po ashtu, çdo vit do të ofrohet një bursë në formë të përjashtimit nga tarifa e shkollimit për një të diplomuar nga UT-ja, i cili do të ketë mundësinë të ndjekë studimet master në programin anglishtfolës LLM në të drejtën evropiane të biznesit dhe ekonomisë, me kusht që pas përfundimit të studimeve të kontribuojë në procesin integrues të vendit.
Përmes kësaj marrëveshjeje, UT-ja synon të forcojë kapacitetet e veta akademike dhe kërkimore, të nxisë mobilitetin studentor dhe të kontribuojë në proceset integruese të vendit drejt Bashkimit Evropian.

TË FUNDIT

Gjendet shëndosh e mirë 4-vjeçarja që u zhduk në plazhin e Golemit

Kjo është përmbajtja e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë

Mendi Qyra shpall kandidaturën e pavarur për Kryetar të Komunës së Strugës – Mbështetje e fuqishme nga biznesi dhe qytetarët

“Bashkimi 2002” nis përgatitjet për provimin e brezit të zi – 10 garues drejt titullit mjeshtër

Shkupjani nga Butelli rrah brutalisht gruan – i caktohet masa e paraburgimit

VLEN: BDI përdori gjuhën shqipe vetëm për sllogan zgjedhor, por nuk e kanë respektuar asnjëherë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË