Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Zagrebit e thellojnë bashkëpunimin arsimor-shkencor

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17/03/2023

Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës nënshkroi marrëveshje të re bashkëpunimi me Fakultetin Juridik të Universitetit të Zagrebit.

Marrëveshja e nënshkruar më 16 mars 2023, nga dy dekanët, Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe Prof. Dr. Ivan Koprić, përfshinë zgjerimin dhe forcimin e shkëmbimit dhe bashkëpunimit akademik si vlerë reciproke, midis dy institucioneve.

Marrëveshja parasheh edhe kërkime të përbashkëta ose individuale, për qëllime të tjera arsimore, kërkime shkencore duke eksploruar mjete për promovimin e simpoziumeve, konferencave kërkimore, shkëmbimin e informacionit akademik, publikimin e kërkimit, mbledhjen dhe ndarjen e materialeve dhe të dhënave kërkimore. Çdo institucion do të inkurajojë lëvizshmërinë e studentëve të ciklit deridiplomik, pasuniversitar dhe atij të doktoraturës.

Për konkretizimin e bashkëpunimit mes dy fakulteteve rol të rëndësishëm ka luajtur ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kroacisë, ekselenca e tij Milaim Fetahi.(INA)

https://www.facebook.com/unite.edu.mk/posts/523984319899439

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

librat-780x439

Sot Dita Ndërkombëtare e Librit

vucic-kurti

Marrëveshja e Ohrit zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi

fletvotime-zgjedhje

Çfarë duhet të dini gjatë votimit? Këto janë udhëzimet për votim në zgjedhjet presidenciale

zgjedhje-22333-800x445

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni – sot votojnë të sëmurët, të burgosurit dhe personat në shtëpitë e të moshuarve

Arben Taravari

“z.Kurti është përkrahës i kandidaturë sime”, Taravari tregon arsyet e mungesës së Albin Kurtit në takimet me mërgatën

KSHZ-Komisioni

Akreditohen 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj për zgjedhjet presidenciale

DASH departamenti amerikan

Korrupsioni i rëndë qeveritar dhe dhuna ndaj gazetarëve – raport i DASH për Maqedoninë e Veriut

pasaporta dokumente personale

Dhe në ditën e votimit, qytetarët e Shkupit do të mund të marrin dokumentet e tyre personale

zgjedhje maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, të drejtë vote kanë 1.814.317 qytetarë

INFO

NA NDIQ