Universiteti i Tetovës merr pjesë në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor që mbahet në Prishtinë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26/04/2023

Universiteti i Tetovës është bërë pjesë e rëndësishme e realizimit të programit të Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, që i zhvillon punimet prej 24-26 prill në Prishtinë.

Kjo veprimtari mbahet për herë të dytë dhe organizohet nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nga Shqipëria.

Në ditën e dytë, Universiteti i Tetovës, para auditorit pjesëmarrës në këtë ngjarje me rëndësi për arsimin, shkencën dhe kulturën shqiptare, është paraqitur me pesëmbëdhjetë botime. Përfaqësuesit e UT-së, Prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Agon Memeti dhe Mr. Sc. Artina Kamberi i promovuan disa prej botimeve, si: Monografinë e Universitetit të Tetovës (1994/5 – 2004/5) dhe numrat specialë të revistave shkencore kushtuar personaliteteve të shquara të kombit tonë, si: Adem Demaçit, Nënë Terezës, Rafi Halilit, Demonstratave të vitit 1968 dhe Fadil Sulejmanit.

Organizatorët e këtij panairi, në ceremoninë e hapjes zyrtare, këtë ngjarje e kanë cilësuar një takim që i përbashkon botimet e studiuesve shqiptarë dhe ofron mundësinë t’i shohin afër produktet shkencore të shqiptarëve në një aktivitet unik dedikuar atyre.

Ndër të tjera ata theksojnë se, panairi synon që botimet e tyre shkencore të mos presin në rafte e magazina, të mos takohen rastësisht me lexuesit e studiuesit, por të shkojnë vetë tek ata, para së gjithash atje ku kërkimi është institucional, në bibliotekat shkencore dhe universitare, por edhe në bibliotekat publike, të institucioneve kulturore dhe arsimore.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kuvendi parlamenti

Kuvendi do ta mbajë mbledhjen e 145-të: zgjedhja e anëtarit të KSHZ-së, vazhdimi i vlefshmërisë së pasaportave, ligji për lojërat e fatit…

Bujar Osmani

Osmani: Ukraina lufton për të gjithë ne! Nëse fiton Rusia, ne e kemi radhën

vmro-bdi

BDI: Mickoski injoroi Amerikën, injoroi Europën, po injoron edhe të ardhmen europiane të qytetarëve

foshnje bebe

Të dhëna alarmante/ Martohen vëlla e motër në Veles se u ngatëruan gjatë birësimit

kuvendi-jashte-1024x681-1024x681-780x470-1-696x419-1

Seancë e Komisionit Parlamentar për Financim dhe Buxhet

moti-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Bujar Osmani

Instituti “Arben Xhaferi”: Bujar Osmani ka shkelur ligjin shtatë herë radhazi brenda një viti duke i mbajtur të fshehura shpenzimet e tij si Ministër i jashtëm

Kamionet-1-520x360-1

Pasaporta më shpejt për shoferët e kamionëve dhe autobusëve

Qeveria talat xhaferi

Qeveria konstatoi dhe miratoi tekstin e Strategjisë kombëtare për zhvillim 2024-2044

INFO

NA NDIQ