Universiteti “Nënë Tereza”: Alsat-M lajme të pavërteta dhe skandaloze

0

Universiteti “Nënë Tereza” ka reaguar lidhur me lajmet e fundit të Alsat-M.

“Me keqardhje konstatojmë se televizioni Alsat-M vazhdon me lajme të pavërteta rreth Universitetit “Nënë Tereza”, duke u mbështetur në burime krejt çoroditëse. Lajmin e publikuar në këtë televizion me datë 15 qershor (sot), me titull “UNT-ja me probleme edhe në organet e brendshme”, UNT e demanton si lajm të pavërtetë dhe skandaloz. Në këtë lajm citohet se Dita Starova Qerimi është anëtare e senatit duke mos qenë e punësuar në UNT. E lartpërmendura nuk është as e punësuar e as nuk është pjesë e senatit të këtij Universiteti.”, thekson UNT.

Për këtë janë publikuar linqet në të cilat janë të listuar anëtarët e senatit dhe profesorët e punësuar në UNT.

Linku 1- Lisa e senatorëve:

http://unt.edu.mk/sq/2018/04/13/filloi-konstituimi-i-organeve-te-perhershme-te-unt-se/

Linku 2- Lista e të punësuarve në UNT:

http://unt.edu.mk/sq/stafi-akademik/

Gjithashtu më tej thuhet se edhe lajmi se “Studentët në Senatin e UNT-së nuk janë të përfaqësuar në masën prej të paktën 15 % ashtu siç e parashikon ligji. Nga universiteti pretendojë që në senat ka 1 student që nënkupton përbërje prej vetëm 10% megjithatë Alsat mëson që, në fakt, nuk ka asnjë student.” – është plotësisht i pavërtetë. Në senat, nga 10 anëtarë, 1 është student, gjë që është në përputhje me ligjin në fuqi gjatë periudhës kur është konstituuar senati.

Lajmi tjetër se prof. Bashkim Idrizi është ushtrues detyre dekan, është gjithashtu plotësisht i pavërtetë.

Duke marrë parasysh serinë e lajmeve tendencioze, a thua deri ku do të arrijë shpifja dhe publikimi i lajmeve të pabazuara nga ky television?!Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, kërkon nga Alsat-M demantimin e këtyre lajmeve dhe kërkim-falje publike, përndryshe në përputhje me dispozitat ligjore, do të jemi të detyruar që të vërtetën ta kërkojmë edhe në mënyre ligjore”, thuhet në reagimin e UNT. (INA)