Walker: Vuçiqi duhej të ishte në Hagë, kjo është “këshilla” ime për ndërkombëtarët

ina-online
ina-online

17 Gusht, 2023

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, masat ndëshkuese ndaj Kosovës po i cilëson si të padrejta.

Madje, diplomatin amerikan është e pazakonshme që një vendi demokratik t’i vihen sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Konsideroj që masat ndëshkuese apo sanksionet, sido që t’i quani ato, janë të padrejta ndaj Kosovës. Masa ndëshkuese u vihen atyre shteteve që i shkelin ligjet ndërkombëtare, siç është rasti me Rusinë. Nuk është normale që BE-ja dhe SHBA-të ta sanksionojnë një vend demokratik siç është Kosova. Kjo është me të vërtetë diçka e pazakonshme”, tha Walker.

Ai shprehet pesimist për të ardhmen e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, kjo e fundit nuk është akoma e gatshme të ndryshoj dhe ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Për çfarë dialogu jemi duke folur? Krerët shtetërorë serbë e kanë bërë të qartë se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Si mund të jesh optimist për të ardhmen e dialogut kur Serbia nuk është e gatshme të ndryshoj. Tani shikoni se çfarë qasje destruktive ka Serbia, ndërsa Perëndimi i bënë presionin vendit më demokratik në rajon”, u shpreh Walker.

Diplomati amerikan në pension thotë se disa prej vendimmarrësve aktual në Uashington janë shumë të painformuar për historinë e Kosovës, dhe për këtë, ai shprehet shumë i shqetësuar.

“Ka ndryshime të mëdha gjeopolitike dhe SHBA-të tani e shohin më ndryshe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Mos harroni se kanë kaluar 23 vjet që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Duhet ta dini që në vendimmarrjen amerikane nuk janë më personat e njëjtë dhe tani jam shumë i shqetësuar se sa të painformuar janë disa prej tyre për të kaluarën e Kosovës. Prandaj do t’u sugjeroja që të lexonin më shumë histori”, shtoi ai.

Walker i ka disa fjalë edhe për presidentin aktual serb, Aleksandar Vuçiq.

“Po ta kishim një situatë normale, sot në bankën e të akuzuarve në Hagë do duhej të ishte ish-ministri i propagandës në kohën e Millosheviqit, Aleksandar Vuçiq, e jo Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli. Të gjithë e dimë se çfarë roli ka pasur gjatë viteve të 90-ta Aleksandër Vuçiqi, dhe sot imagjinoni ai është President i Serbisë dhe për më tepër respektohet nga partnerët ndërkombëtar. Këtu e keni vetëm një shembull se sa shumë ka ndryshuar komuniteti ndërkombëtar në raport me Kosovën”, tha Walker.

Ndryshe, emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka mohuar të ketë qenë i ashpër me Kosovën dhe i butë me Serbinë./BS

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5169

ASH vetë apo me BDI-në në zgjedhje, përgjigjet Taravari

gjykata-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese nuk vlerëson kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Prespës

Gruevski Mickovski

Gruevski i kërkon anëtarësisë të mos i besojnë Mickoskit

kurti me sanxhak dhe lugine

Kurti priti një delegacion të përfaqësuesve politikë të boshnjakëve dhe të shqiptarëve në Serbi

haradinaj-kurti

Haradinaj me akuza të reja: Kurti është shoqëruar me vajzën e ministrit të Millosheviqit

taulant balla

Ligji për shtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut të mos testohen

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia e Veriut vazhdimisht po dëshmon se është një partner i shkëlqyer

Vucic- Svecla

Vuçiq i përgjigjet Sveçlës: Do ta shohim kush kë do ta arrestojë, qesh mirë kush qesh i fundit

festime-flamuri-kosoves

Presioni i ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit/ Analistët thonë se insistimi do të vazhdojë deri në themelimin e tij

INFO

NA NDIQ