Uragani katastrofik shumë pranë SHBA, Trump jep ultimantum: Largohuni sa më parë

0

Në 48 orët e ardhshme uragani “Florence” pritet të përplaset me qytetet amerikane teksa do të kalojë në tre shtete, Karolinën e Jugut, Karolinën e Veriut dhe Virxhinia.

“Një katastrofë në pragun e derës”, e ka quajtur guvernatori i Karolinës së Veriut uraganin e kategorisë 4 me erëra të forta deri në 200 km/orë.

Sakaq, presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje amerikanëve të mos e nënvlerësojnë dhe të evakuuohen sa më parë.

“Uragani po vjen, dhe është një stuhi tepër e madhe dhe e fuqishme. Ne jemi të pregatitur, kemi njerëzit më të mirë të emergjencave që janë në terren. Largohuni nga vendi, mos luani me të. Mund të jetë aq i madh sa duket në radarë, dhe do sjellë sasi të mëdha uji. Ne jemi të përgatitur por pavarësisht kësaj gjëra të këqija mund të ndodhin. Dëgjoni stacionet e parashikimit të motit dhe largohuni nga rruga e uraganit. Jini gati dhe zoti qoftë me ju”, është shprehur presidenti Trump.