Uragani në SHBA mund të shkaktojë shumë viktima në njerëz

0

Uragani “Florence”, që po ndodh afër Bregut Lindor në SHBA, mund të vrasë shumë njerëz, paralajmërojnë zyrtarët.

Administratori i Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (Fema), Brock Long, tha se stuhitë mund të sjellin përmbytje katastrofike në zonat e brendshme të vendit.

Megjithëse uragani “Florence” është dobësuar, Long tha se prapë mbetet i rrezikshëm, raporton BBC.

Niveli i ujit mund të rritet deri në 4 metra kur lumenjtë ta lëshojnë shtratin e tyre, paralajmëruan meterologoët.

“Kjo është një stuhi shumë e rrezikshme”, tha Long.

“Përmbytjet në brendësi do të mund të vrasin shumë njerëz, për fat të keq”.

Ai paralajmëroi se përmbytja do të fillojë brenda disa orësh.

Komentet

komentet