Urdhër për arrestimin edhe të 200 ‘gylenistëve’

0

Autoritetet në Stamboll dhe Adana kanë urdhëruar arrestimin e më shumë se 100 të dyshuarve ushtarakë javën e kaluar. Zyra e Kryeprokurorit të Ankarasë ka thënë se ka urdhëruar arrestimin e 50 të zyrtarëve të dyshuar ushtarakë, ndërsa 55 persona janë akuzuar se kanë përdorur aplikacionin për komunikime ByLock, ka raportuar gazeta.

Turqia ka ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni pas tentimeve të dështuara për puç, duke thënë se përcjellësit e Gulenit kanë përdorur atë për të komunikuar në natën e 15 korrikut të vitit 2016, kur një grup ushtarësh kanë tentuar të përmbysin qeverinë. Si pasojë e këtij organizimi janë vrarë 250 persona. Gulen, ish-aleat i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, që ka jetuar në ekzil në Shtetet e Bashkuara nga viti 1999, ka mohuar akuzat dhe ka dënuar puçin e dështuar.

Më shumë se 77,000 persona janë burgosur dhe janë në pritje të proceseve gjyqësore, derisa 150,000 shërbyes civilë, pjesëtarë të ushtrisë dhe persona tjerë janë përjashtuar apo puna e tyre është pezulluar si masë ndëshkimore. Grupet për të drejtat e njeriut dhe aleatët perëndimorë të Turqisë kanë shprehur shqetësimet e tyre për këto masa, duke thënë se presidenti turk është duke tentuar të shuajë zërat e kundërshtarëve.