Urim i presidentit Pendarovski me rastin e 22 Nëntorit

0

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip, u dërgoi urim pjesëtarëve të etnisë shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Të nderuar qytetarë! Krijimi i alfabetit dhe kodifikimit të një gjuhe është një nga hapat më domethënës të vetidentifikimit të një populli. 22 Nëntorit është ditë e rëndësishme për popullin shqiptar, por edhe për gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut, meqë, në këtë datë të vitin 1908, intelektualët shqiptarë të Kongresit të Manastirit morën vendim për unifikimin e alfabetit shqip. Me këtë praktikisht u nxit ngritja politike, kulturore e arsimore e shqiptarëve.
Duke e kremtuar këtë festë, ne si shoqëri bashkëkohore, multietnike dhe multikulturore i dëshmojmë angazhimet tona për ndërtim të një shoqërie për të gjithë, ashtu si edhe një të ardhme më të mirë e më të ndritshme për çdo qytetar tonin. Respektimi dhe vlerësimi i dallimeve ndërmjet vete janë ato që na afrojnë, bashkojnë dhe na bëjnë unikë në menaxhimin e sfidave. Së këndejmi, në këtë rast, dua bashkësisë etnike shqiptare t’ia uroj Ditën e Alfabetit, kurse të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i porosis se rruga e vërtetë e ndërtimit të shtetit evropian është përmes respektimit, bashkëpunimit dhe përbashkësisë. Gëzuar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip!”, thekson Stevo PendarovskiPresidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.